Aktualitet

Shuhet nga jeta në moshën 55-vjeçare aktori i njohur Anthony Johnson!

Shuhet nga jeta në moshën 55-vjeçare aktori dhe komediani i njohur Anthony Johnson. Lajmi është konfirmuar për fansat nga zëdhënësit e Anthony-t. Ndërkohë, shkaku i vdekjes së tij nuk është zbuluar ende për publikun. Ndërkaq, zëdhënësit u shprehën për mediat se:

Kemi humbur një ikonë. Ai do të na mungojë shumë. Anthony na ka lënë me kujtime të mahnitshme të buzëqeshjes, aftësive dinamike të aktrimit, por mbi të gjitha për personalitetin e tij të mirë dhe zemrën prej ari. Lutjet tona shkojnë për gruan e tij Lexis, tre fëmijët e tyre dhe mbarë familjen. Ju kërkojmë t’ju jepni privatësi dhe kohë për ta tejkaluar dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe.

Rikujtojmë, se Johnson njihet më së shumti për rolin e Ezalit në filmat e regjisorit F. Gary Gray, “Friday”.  Ai gjithashtu ka luajtur në filmat “House Party”, “Menace II Society” dhe “Lethal Weapon 3”.