Aktualitet

Shuhet nga jeta ylli i “X Factor”, Freddie Combs!

Shuhet nga jeta në moshën 49-vjeçare Freddie Combs, një ministër dhe dikur një yll i shfaqjes muzikor “X Factor”. Bashkëshortja e Combs, Kay, tha për “TMZ” se këngëtari vdiq të premten e kaluar pas një sërë problemesh shëndetësore. Vdekja e tij nuk ishte e lidhur me COVID-19, por për shkak të dëmtimit të veshkave.

Freddie ishte i rrethuar nga miqtë dhe familjarët në një spital në Florida në kohën e vdekjes së tij. Gruaja e tij u shpreh:

Ai bëri çmos për të humbur peshë.

Në vitin 2010, çifti dhe çështjet e peshës së tyre u shfaqën në një shfaqje TLC të quajtur “Ton of Love”. Interpretimi i tij i këngës së Bette Midler “Wind Under My Wings” e bëri atë një nga më të preferuarat e ndjekësve në “X Factor” dhe anëtarët e juristë Simon Cowell dhe LA Reid i dhanë fjalën e tyre se do ta mbështesnin nëse ai do të kujdesej për shëndetin e tij.

Fredi, i cili ishte i përkushtuar në muzikë atë kohë, premtoi se do ta bënte por ai u eliminua menjëherë pas kësaj. Freddie, i cili lindi në Jonesville, Karolina e Veriut dhe partnerja e tij Kay ishin të martuar që nga viti 1996 me njëri-tjetrin.