Celebrities Gossip Showbiz

“Shumë dashuri për ty!”, Elvana Gjata nuk kursen fjalët e mira për Melindën

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore.

Nga ana tjetër, Melinda është gjithashtu një repere shumë e ndjekur dhe e dashur nga publiku, e cila së fundmi ka qenë kryefjalë e portaleve për rrëfimin e saj të ndjerë për nënën e saj.

Jo vetëm kaq, por në intervistë si rrallëherë jemi mësuar të dëgjojmë artiste që flasin mirë për koleget e tyre, Melinda ‘theu akullin’ duke u shprehur se Elvana është e preferuara e saj.

Një këngëtare që më pëlqen shumë është Elvana Gjata. Zëri i saj më rrënqeth, është ekstrem, ekstrem talent.

Duket se këto fjalë i ranë në vesh Elvanës, e cila i ka postuar këto fjalë të Melindës duke i shoqëruar me mbishkrimin:

Shumë dashuri për ty Melinda Ademi. Vazhdo kështu.

Epo urojmë që gjithë kjo dashuri mos të shpëtojë pa një bashkëpunim mes këngëtareve që do të ishte një projekt shumë interesant.

Kujtojmë se projektet e fundit të vajzave janë, Elvana në bashkëpunimin e saj me Ylli Limanin dhe Melinda me Gjikon dhe Nora Istrefin. Këngët janë pjesë e ‘The Top List’, të cilat mund t’i votoni për t’i renditur sa më lart në klasifikim.

24/07/2021