Celebrities Gossip Showbiz

Shumë e ekspozuar në palestër, çfarë po kurdis Rina Balaj?

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Rina shpesh poston foto dhe video në Instastory, duke na treguar momente nga jeta e saj e përditshme. Ditën e sotme bukuroshja ka çuditur ndjekësit me postimin e fundit, pasi ka postuar një video në palestër teksa shihet e veshur me një veshje jo dhe aq të përshtatshme. Rina shfaqet e veshur mund të themi shumë sensuale për amjentin ku ndodhet, por gjithashtu në postim bukuroshja ka treguar se ka një surprizë, duke na bërë njëkohësisht shumë kurioz se çfarë mund të jetë.

Mesa duket kohëve të fundit Rina është fiksuar me pozat nga krevati, ashtu siç kanë qenë edhe fotot e fundit të saj në rrjete sociale. Ama këtë herë bukuroshja vjen ndryshe, jo më me të brendshme dhe provokuese, por më e thjeshtë dhe e veshur me rroba. Duket gjithashtu se Rina tashmë është kthyer përsëri tek flokët e saj të kuqe dhe për këtë foto natyrisht nuk mund të mungonte një shkrim prej saj.