Travel

Shumë e më shumë shtete tashmë ofrojnë ‘fluturimin në askund’ gjatë pandemisë dhe udhëtarët e adhurojnë

Situata e pazakontë e pandemisë së koronavirusit ka bërë që fluturimet të qëndrojnë të mbyllura në shumicën e shteteve. Anullimi i fluturimeve është bërë për të parandaluar sadopak përhapjen e virusit kudo në botë.Disa kompani fluturimi si Qantas në Australi, një kompani japoneze, kineze si dhe një kompani në Singapor mundësojnë “fluturimin që të çon në askund”.

Ky lloj fluturimi është bërë posaçërisht për ata njerëz të cilët nuk e durojnë dot idenë e të mos shkuarit në aeroport për të bërë disa kohë pushime. Me anë të këtyre fluturimeve, njerëzit kanë mundësinë të fluturojnë për orë të tëra për të shijuar pamjen që të ofron dritarja e avionit, po pa shkuar asgjëkundi. Edhe më parë ju kemi bërë të njohur me kompaninë e fluturimeve “Qantas” në Australi e cila ishte e para që mundësoi udhëtimin në akund por tani shumë e shumë shtete po përfshihen duke ndihmuar sado pak në gjendjen psikologjike dhe emocionale të qytetarëve e udhëtarëve të tyre.

Tashmë listës i janë shtuar; Singapori, Kina dhe Japonia. Pasagjerët e këtyre shteteve do të kenë çdo lloj shërbimi që u nevojitet. Stuarjdesat do të “pajisin” me ushqime, pije apo çdo lloj shërbimi tjetër çdo pasagjer që do të ketë nevojë.

Çmimet e biletave variojnë nga ato më ekonomiket deri tek ato të shtrenjtat.  Çmimi i një bilete në Australi varion nga 566 $ deri në 2,734$, ndërsa në Japoni çmimet variojnë nga 132$ deri në 470 $. Periudha kohore e fluturimit gjithashtu është e ndryshme. Fluturimi në Japoni zgjat rreth 90 minuta, ndërsa në Kinë zgjat 2 orë e 45 minuta.