Sport

Shumë emocione në Supersport, mes tyre Cadiz-Sociedad e Marseille-Nice

Sot është një ditë e mbushur me evente sportive në Supersport, ku nuk do të mungojnë La Liga, Bundesliga apo Eredivisie e Ligue 1. Në Spanjë skuadrat e mëdha zbritën dje në fushë por në orën 16:15 do të jetë momenti i surprizës së këtij sezoni, Realit të Sociedadit. Skuadra baske që kryeson La Liga-n me 20 pikë pritet të sfidojë në transfertë Cadiz, që gjithashtu ka ecur shumë mirë në këtē fillim sezoni, duke grumbulluar 14 pikë edhe pse ka ardhur nga Segunda Division.

Në Francë vëmendja më e madhe pritet të jetë te dueli i mbrëmjes: Marseille-Nice, ndërkohë në Eredivisie sfida më intriguese që do të transmetohet në Supersport është e orës 16:45 mes Twentes dhe PSV-së, me miqtë nga Eind’hoveni që duhet të vuajnë shumë për të marrë 3 pikët. Më herët në orën 14:30 do të fillojë dhe ndeshja mes Fortuna Sittard e Feyenoord. Nëpërmjet Kanalit Eurosport 2, mund të ndiqni dhe dy sfidat e fundit të Javës së 8-të të Bundesligës: Freiburg-Mainz e Koln-Union Berlin.