Shumë larg muzikës… Alban Skënderaj zbulon ‘profesionin’ që mund të kishte sot!
PASÓ • 16:32 24/04/2021
Këngëtari dhe njëherësh kantautori, Alban Skënderaj, vazhdon të jetë ndër më zërat më të veçantë në estradën shqiptare. Ai për vite të tëra ka dëshmuar se di të jetë ndryshe me prurjet muzikore, të cilat marrin miliona klikime në platforma digjitale. I njohur gjerësisht si këngëtar, Alban Skënderaj, i ftuar në Top Albania Radio, në emisionin “Paso” zbuloi edhe pasionin e tij për sportin. Sonte në programin sportiv, të moderuar nga Denis Dyrnjaja dhe Glenti Nallbani, Albani na rrëfeu disa nga kujtimet e tij më emocionuese nga periudha kur jetonte në Itali dhe shihte ndeshje live. Kur isha më i ri më pëlqente të shihja ndeshje në televizor sesa live -zbuloi ai. Ndër të tjera, Albani zbuloi detaje nga kohët kur luante futboll me miqtë e tij. Ndër to, përfshiheshin edhe figura publike, si këngëtari Vedat Ademi. Një detaj tjetër mjaft interesant, është edhe fakti se ka luajtur me disa politikanë të njohur. I pyetur se çfarë profesioni do të kishte nëse nuk do ishte këngëtar, ai tregoi për të gjitha ekpseriencat e tij sportive, madje zbuloi se shumë vite ka luajtur edhe volejboll. Megjithatë, shpirti i tij artistik binte në kundërshti me atë të sportistit! Denis Dyrnjaja Glenti Nallbani Alban Skenderaj Wizii Dj
“3 minuta histori”/Miqësoret më të veçanta të ekipit tonë të Kombëtares!
PASÓ 10:29 24/03/2024
Federata e Spanjës në kaos, arrestime dhe sekuestrime për Superkupën në Arabi!
PASÓ 10:28 24/03/2024
Kontrata e Sylvinho drejt përfundimit, çfarë do të ndodhë me trajnerin e Kombëtares?!
PASÓ 10:27 24/03/2024
Do të jetë Rey Manaj në Europian? Ardi Cani: Cili nga sulmuesit tanë bën golat siç i bën ai në Turqi
PASÓ 10:26 24/03/2024
Deklarata e Sylvinho një mesazh për Armando Brojën?! Çfarë do të ndodhë me lojtarët e Kombëtares…
PASÓ 10:25 24/03/2024
Ndeshja Shqipëri – Kili, si e shohim çunat e “Pasó” gjendjen e ekipit të Kombëtares tani?!
PASÓ 10:24 24/03/2024
Paso 22 Mars/Kombëtarja, Shqipëri – Kili, fillon misioni EURO24!
PASÓ 18:49 23/03/2024