Celebrities Gossip Showbiz

Shumë më shpejtë nga ç’pritet! Arilena Ara paralajmëron ‘bombën’ e radhës

Këngëtarja simpatike, Arilena Ara pak më parë ka publikuar një fotografi nën shoqërinë e Dafina Zeqiri, duke paralajmëruar se bashkëpunimi mes tyre po vjen. Teksa shfaqet së bashku me divën e muzikës, të veshura shumë stil, bukuroshja e ka shoqëruar me mbishkrimin:

Më shpejt nga ç’mendoni!

Pak ditë më parë, dy artistet na paralajmëruan për bashkëpunimin mes tyre nëpërmjet Instastory-ve së bashku dhe komenteve në rrjete sociale, duke na zbuluar dhe pak nga teksti i këngës. E teksa mendonim se duhej të prisnim për  më shumë detaje, duket se vajzat kanë vendosur të na surprizojnë shumë shpejtë dhe të mos na lënë të presim!

Arilena Ara nuk ka qenë shumë aktive me prodhime të reja muzikore kohët e fundit, megjithatë me një postim në Instagram tregoi se do të rikthehet. Jo vetëm me një këngë, por këngëtarja e hitit “Nëntori” do të na sjellë një album. Arilena na ka zbuluar disa detaje nga albumi që pritet të lançojë së shpejti.