Celebrities Gossip Showbiz

Shumë ndryshe nga sot! E keni parë Bebe Rexhën para shumë vitesh?

Vajzat tona po na bëjnë krenare çdo ditë e më shumë! Vizita e fundit e Dua Lipa-s në Tiranë bëri që gjithë mediat të flasin për të dhe thjeshtësinë që e karakterizon, pavarësisht famës dhe suksesit ndërkombëtar që ka.

Jo vetëm Dua, por dhe Bebe Rexha është një figurë shumë e njohur e industrisë muzikore ndërkombëtare. Këngëtarja ka bashkëpunuar me emrat më të njohur të muzikës si, Louis Tomlinson (ish- pjesëtar i grupit legjendar One Direction), David Guetta, J Balvin, Martin Garrix, Stefflon Don, G-Eazy, Lil Wayne e të tjerë.

Bebe Rexha përveçse një këngëtare shumë e mirë dhe me këngë që numërojnë miliona klikime dhe pëlqehen shumë, është dhe një vajzë shumë bukuroshe dhe seksi. Megjithatë, jeni kuriozë ta shihni Beben kur ka qenë një vajzë e vogël me flokë të palyer dhe jo provokuese siç shfaqet në projektet e saj muzikore?

Së fundmi, këngëtaren bukuroshe do ta shohim dhe si aktore me një ‘look’ shumë ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim. Bebe do të luajë në filmin e ri të titulluar “Queenpins”. Filmi parashikohet të shfaqet premierë në kinema në shtator të këtij viti.