Lancio Music

The Top List për këtë javë vjen me disa ndryshime!

The Top List është klasifikimi i 100 këngëve më të mira të artistëve tuaj të preferuar shqiptarë. E teksa në “Lancio” ju e dini tashmë që mund të ndiqni muzikën më të mirë, por edhe klasifikimet muzikore në Shqipëri dhe kudo në botë, të enjtet në “Lancio” i përkasin The Top List.

Këtë javë, mund të shohim prurje të reja në këtë listë, edhe pse disa këngë ende janë pjesë e Top 5, pavarësisht se mund të kenë ndryshuar renditjen. Për të konkretizuar gjithçka, ndiqni më poshtë renditjen e pesë këngëve kryesuese në The Top List, nga vendi i pestë, deri në atë që mban kurorën për këtë javë. Ndërkohë, mos harroni të votoni këngët dhe artistët tuaj të preferuar në The Top List.

5. “Dy Zemra” -Capital T

4. “Lshoja Zanin” – Yll Limani

3. “Sekret” – Ronela Hajati

2. “E Gjallë” – Arilena Ara

1.”Spektatore” – Alban Skënderaj