Celebrities Gossip Showbiz

Shumë ndryshime për Gigi Hadid, modelja tashmë me një look të ri!

Gigi Hadid tregoi flokët e reja bionde teksa doli publikisht për herë të parë që nga ndarja me Zayn Malik pas një sherri me nënën e saj. Supermodelja 26-vjeçare befasoi me një kostum të kuq ndërsa po shkonte në shtëpi në apartamentin e saj në Nju Jork me motrën e vogël Bella.

Hadid ka qëndruar kryesisht larg syrit të publikut pasi u shfaqën detaje se Zayn goditi mamanë e saj, Yolanda, gjatë një sherri në shtëpinë që ai ndau me modelen përpara se ata të hiqnin dorë nga marrëdhënia e tyre. Gigi u shfaq perfekte në motin e vjeshtës e veshur me një copë në ngjyrë të kuqe të ndezur, e cila ishte ngjitur në bel dhe kishte një sërë zinxhirësh.

Hadid qëndroi komode me një palë çizme lëkure të trasha të zeza dhe i linte flokët bionde kaçurrela t’i binin mbi supet e saj. Gigi mbante iPhone-in e saj në njërën dorë dhe qëndroi e sigurt mes COVID-19 duke mbajtur një maskë të zezë për fytyrën.

Bella e ndoqi nga afër motrën e saj më të madhe e veshur me një xhaketë të zezë sipër një këmishe rozë fluoreshente me një stamp fluture të artë. Ajo shkëlqente me çizme me stampa leopardi dhe mbante një kapele të madhe me gëzof sipër flokëve të saj kaçurrelë kafe.

Në fillim të këtij muaji, burime i thanë US Weekly se Gigi po takohej me avokatë për të diskutuar çështjet e kujdestarisë të vajzës së saj 1-vjeçare Khai në mes të përplasjes së hidhur me Zayn. Burimi shtoi se Zayn do të jetë gjithmonë pjesë e jetës së saj, por ajo e sheh grindjen e supozuar mes tij dhe nënës së saj Yolanda shqetësuese.