Celebrities Gossip Showbiz

Shumë prekëse! Zbulohet kuptimi i ‘besës’ së Angela Martinit…

Pak më parë Angela Martini zgjodhi të reagojë për herë të parë pas arrestimit të bashkëshortit të saj që po bën shumë bujë në mediat shqiptare dhe jo vetëm. Pasi biznesmeni rumun u arrestua në ishullin luksoz në Mykonos, supermodelja reagoi me anë të dy Instastory-ve, ku në njërën vendosi një emoji dhe në tjetrën fjalën ‘Besa’.

Megjithatë, duket se fshihet diçka pas këtij reagimi të Angela-s. Prive ka rikujtuar një postim nga viti i kaluar të bashkëshortit të saj, teksa e uronte për ditëlindje dhe në fjalët e shumta ku shprehte dashurinë për të, fjala ‘Besa’ duket të jetë një pikë kyçe e lidhjes së tyre.

Gëzuar ditëlindjen Mbretëresha e mahnitshme shqiptare ilire e quajtur gruaja ime !!! Vitin e fundit, unë pashë një nder dhe forcë tek ju që nuk e pashë në 1000 burra të gjithë së bashku! Unë pashë Besën e vërtetë !! Ma dëshmove mua dhe të gjithëve dashurinë tënde që është jashtë kësaj bote dhe besnikërinë tuaj që është përtej! Më ndihmove të luftoj dhe të fitoj kundër një sistemi të tërë padrejtësie!! Kur të gjithë donin të më shihnin poshtë, ti më tërhoqe lart që të mos bie. Unë jam një lëvizje më vete, por jam një FORCË kur jemi bashkë!! Je gangsterja ime e patrembur, ushtare, luftëtare!!!

Epo, duket se Angela e gjen forcën për të vazhduar para duke ruajtur ‘parimin e besës’ mes saj dhe bashkëshortit!

Rikujtojmë se, Savulescu ishte në kërkim ndërkombëtar për një dëm me shifra prej miliona eurove në shtetin rumun, por me një vendim ai mundi të qëndrojë i lirë në Itali, pasi një gjykatë në Napoli refuzoi ekstradimin.