Celebrities Gossip Showbiz

Si asnjëherë më parë, Enca sapo na konfirmoi se është në një lidhje dhe zbulon pak nga i dashuri i saj!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Artistja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale. Si një personazh pa filtra dhe komplekse, Enca teksa ka bërë një bisedë ‘online’ me ndjekësit e saj ka rrëfyer shumëçka. Me të vërtetë që ka qenë një nga ‘Ask-et’ më të bujshme të bukuroshes, pasi si asnjëherë më parë, ajo na ka zbuluar se është në një lidhje.

E përfolur për ngacmime me djem të ndryshëm të showbiz-it, por kurrë nuk është vërtetuar dhe nuk ka pranuar asgjë, mesa duket Enca ka vendosur që të na tregojë se është në një lidhje. Teksa është pyetur nga një ndjekës nëse ka të dashur, ajo ka treguar dorën e saj të kapur me një djalë dhe krahas në formë shakaje ka shkruar:

Ndoshta po, ndoshta jo

Bukuroshja prej muajsh nuk ka sjellë asnjë këngë të re, teksa në rrjete sociale ka qenë shumë aktive me foto provokuese nga pushimet në Dubai e Francë. Por mesa duket kësaj pauze i erdhi fundi dhe Enca zbuloi se do të vijë me një projekt të ri dhe nëse mendonit se do të jetë këngë dashurie, gaboheni. Këngëtarja do të vijë me një projekt siç jemi mësuar ta shohim atë.

Rikujtojmë se, Enca ka publikuar këngën e saj me ritme verore, “Suavele”. Ky projekt muzikor ka disa muaj nga lançimi dhe ka arritur mbi 2 milion klikime. Teksa në këtë këngë, artistja shfaqet më pak provokuese nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.