Celebrities Gossip Showbiz

Si çdo nënë, edhe Kim Kardashian ka pasiguri në lidhje me rritjen e fëmijëve të saj!

Nuk është aspak e lehtë për një nënë të kujdeset për fëmijët e saj, pasi kërkojnë përkujdesje, vëmendje, kanë teka dhe ndonjëherë të bëjnë të dyshosh te vetja nëse je një nënë e mirë apo jo. Kjo nuk i ndodh vetëm njerëzve të zakonshëm por edhe personazheve publike.

Një nga ato është edhe ylli i “KUWTK”, miliarderja Kim Kardashian e cila së fundmi ka folur për për marrëdhënien e saj me 4 fëmijët përkatësisht North, Saint, Chicago dhe Psalm.

40-vjeçarja ka zbuluar se ndonjëherë shqetësohet se nuk është një nënë e mirë.

Unë mendoj se gabimi im më i madh është se i dorëzohem gjithçkaje që më kërkojnë fëmijët e mi shumë lehtë.

 

Ndërkaq, vajza e madhe e Kim, North West e cilëson shtëpinë e saj të shëmtuar kur ato kanë grindje. Ylli 40-vjeçar i “KUWTK” foli për stilin e saj të prindërimit gjatë serisë në internet të Ellen DeGeneres dhe rrëfeu se çfarë i thotë gjatë debateve vajza e saj 8-vjeçare.

E pyetur se cila është gjëja më e keqe që i ka thënë ndonjë prej fëmijëve të saj, Kim shpjegoi se kur nuk pajtohet me North, ajo përgjigjet me një koment brutal në lidhje me aftësitë e saj të dizajnit të brendshëm.

Sa herë që unë bie në një lloj mosmarrëveshjeje me vajzën time North, ajo do të thotë: “Shtëpia jote është kaq e shëmtuar, është e gjitha e bardhë! Kush jeton kështu?” 

Ndërkaq, Kim Kardashian dhe ish-partneri, njëkohësisht babai i fëmijëve të saj, Kanye West duket se vazhdojnë të ruajnë një raport të mirë. Reperi kohët e fundit ka luajtur një rol kryesor duke ndihmuar Kim në përgatitjen për “Saturday Night Live”, i cili kishte qëndruar me të para fillimit të spektaklit duke e ndihmuar me monologun e saj si dhe për të zgjedhur veshjen me të cilën do të prezantohej atë natë.