Celebrities Gossip Showbiz

“Si do dalësh kur më ke mua këtu brenda”, Donald Veshaj nuk e pret mirë deklaratën e Trixa-s për Dj DAGZ!

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” sa bëhen gjithnjë e më të forta dhe na mbajnë të gozhduar pas ekranit. Të gjithë jemi shumë kureshtarë se çfarë do të ndodhë ditë pas dite me banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe se si do të shkojë rrugëtimi i tyre deri në finale ku vetëm njëri do të mund të fitojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Së fundmi, Beatrix po bëhet shumë emocionale dhe nuk ngurron të shfaqi ndjeshmërinë e saj. Natën e sotme është dhe transmetimi i “Big Brother” live, ku njëri prej të nominuarve do të lëri sonte shtëpinë. Të nominuar janë Einxhel, Dagz dhe Iliri. Dhe mesa duket Beatrix po e përjeton rëndë nominimin e Dagz me të cilin është mjaft e lidhur.

Madje më herët ajo ka deklaruar se nëse Dagz del, do të dalë edhe ajo. Por, duket se Donaldi, partneri i saj me të cilin ka krijuar një lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” nuk e ka pritur mirë këtë deklaratë. Ai i është shprehur pak më shumë lidhur me Trixa-n edhe njërës prej banoreve më të reja dhe bëhet fjalë për Egzonën.

Ditën që mbaroi Prime, jo se po dole ti që këtej dal dhe unë. Si do dalësh ti kur mua më ke këtu brenda? Mundohem mos t’ja bëj gjërat e mëdhaja, ta lëj çik. Është gjë normale. Nonstop e puth e përqafoj, i them ça ke ça ke. 

Të njëjtin shqetësim Trixa ka ndarë edhe mbrëmë me Einxhel teksa po shijonin një darkë festive. Duke vallëzuar së bashku, Beatrix e përlotur shprehu se nuk e imagjinonte dot shtëpinë pa prezencën e Dagzit.

Rikujtojmë se, para pak ditësh, i dërguan tre balona Donaldit ku në njërën shihej fotoja e Spiderman duke u puthur me MJ, në njërën shkruhej: “Bota është e jotja, Donaldi demi. Jepi gaz” dhe në njërën prej tyre shkruhej: “Dashuria nuk duhet të jetë kurrë një sekret – 9 janar”. Data 9 janar përkoi me ditëlindjen e Bora Zemanit dhe Donaldi e kuptoi menjëherë mesazhin. Këtë gjë Donaldi është detyruar që t’ia shpjegojë dhe Beatrix në mënyrë që ajo të mos mërzitej.