Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Si do të dukeshin të famshmit nëse do të kishin guximin t’i thonin ‘JO’ kirurgjisë plastike!

Me një vlerë tregu që parashikohet të arrijë në 66.96 miliardë dollarë deri në vitin 2026, nuk mund të mohojmë që kirurgjia plastike është një gjigant në industrinë e bukurisë. Kur bëhet fjalë për yjet e Hollywood-it, ata sigurisht që nuk i shmangen gjilpërës apo thikës kur bëhet fjalë për të kërkuar rininë e përjetshme.

Nëse do të ktheheshim pas në kohë për të rishikuar disa të famshëm, do të binim në një gjendje mosbesimi kur i krahasonim me atë se si duken tani. “Bright Side” dëshironte të shtonte pak magji në fotot e vjetra të disa të famshmëve. Ne do t’ju tregojmë se sa ndryshe do të dukeshin sot nëse do të kishin zgjedhur t’i thonin jo operacioneve plastike.

1. Mickey Rourke
2. Cher
3. Christie Brinkley
4. Priscilla Presley
5. Sylvester Stallone
6. Vanessa Williams
7. Courtney Love
8. Katie Price
9. Madonna

Rikujtojmë, se pak kohë më parë aktorja dhe autorja e njohur Joan Collins në librin e saj “My UNAPOLOGETIC Diaries”, i mbushur me sekrete dhe mendime të pacensuruara, ka treguar detaje që ju nuk jua pret mendja. Sipas “Daily Mail”, Joan kritikoi aktoren e njohur amerikane Linda Evans për operacionet e saj plastike si dhe familjen e njohur Kardashians.

Ajo ka luajtur me Evans në telenovelën e ABC-së si armike e personazhit të saj. Në lidhje me tendencat e sotme për ndërhyrjet kirurgjikale, Collins u shpreh se:

A jam unë e vetmja që mendoj se ka një krizë “obeziteti”? Ato buzë që njerëzit kanë bërë, mendoj se duken qesharake. Më vjen shumë keq për ta. Dhe nëse njerëzit duan të sillen rrotull duke u dukur kështu, unë do të qesh me ta.

Është shumë e rrallë të dëgjosh një personazh të famshëm të flas për papërsosmëritë fizike ose për arsye të tjera shëndetësore. “Bright Side” bëri disa kërkime mbi të famshmit që bënë ndërhyrje në trupat e tyre dhe shihni progresin e tyre para dhe pas.