Horoskopi

Si do të jetë Halloween dhe java pas për shenjat e zodiakut?

Një ndër festat më të bukura që të gjithë e preferojmë dhe kemi dëshirë të vishemi dhe të maskohemi si personazhet tanë të dashur është Halloween.

Më poshtë do të njiheni me një parashikim të shkurtër për shenjat e zodiakut rreth  mbrëmjes së Halloween dhe javës aë vjen pas. Sigurisht e shoqëruar kjo me shumë humor.

Dashi

Këtë javë nuk do të ketë më komplikime në punë, gjithçka do të jetë ne favorin tuaj. Por, fatkeqësisht s’mund të themi të njejtën gjë për jetën tuaj sentimentale, pasi kjo javë do të jetë një ferr i vërtet. Ndoshta sepse keni zgjedhur të visheni si shtrigë ditën e sotme.

Dita me fat: Çdo ditë… 8 orë, për aq kohë sa jeni në punë.

Dita pa fat: 16 orët e mbetura që nuk jeni në punë…as gjumë nuk do të flini rehat.

Demi

Xhelozia për partnerin/en do t’ju kaplojë këtë javë. Jo se javët e tjera nuk jeni xheloz, por këtë herë do të jeni më të shqetësuar dhe mund të rrezikoni marrdhënien tuaj. Kujdes, me thikën që do të keni në dorë sot, edhe pse plastike mund të bëjë dëme kur jeni nën ndikimin e alkoolit.

Dita me fat: Kur të filloni të keni pak besim tek partneri juaj.

Dita pa fat:  As nuk ja kemi idenë fare, po bëhemi gati për Halloween.

Binjakët

Gjasat qe të shihni një jashtëtokësor janë më të larta sesa të ndodhë kjo që do t’ju themi, por është e vërtet… java juaj do të kalojë pa probleme. Shijojeni këtë se ku i dihet kur ju vjen përsëri si mundësi. Diçka e tillë do të ndodhë pasi mbrëmja e Halloween do të jetë një skandal i vërtetë, nuk jeni Kylie Jenner.

Dita me fat: Gjithë java!

Dita pa fat: Nuk ka… çuditërisht!

Gaforrja

Dashuria këtë javë do të jetë mbizotëruese për Gaforren, çdo gjë do të jetë më afër perfeksionit se kurrë, çdo njeri do t’ju falë shumë dashuri dhe respekt.

Ta dini se e gjithë është falë pijeve e qerasjeve që do të bëni sonte. Interesi…

Dita me fat : Çdo ditë!

Dita pa fat : Dita kur të kuptoni se duhet ta kaloni Halloween vetëm.

Luani

Të qënit punëtor është një ndër virtytet më të mira që dikush mund të ketë, por për fatin tuaj të keq, klonimi ende nuk është përhapur. Nëse vazhdoni duke punuar kështu do të sëmureni. Pak probleme ju i keni që tani por…

Dita me fat: Normalisht, kur të merrni rrogën sepse merrni dy!

Dita pa fat: Kur t’ju duhet të shkoni tek fizioterapisja kineze!

Virgjeresha

Java do të sjellë lajme të mira për këtë shenjë. Kjo pasi shumë prej jush kanë vendosur të vishen si pëllumb apo zanë sot, duke u lutur që t’ju sjellë fat. E kështu po ju gënjejmë që do të keni fat!

Dita me fat : Kur t’ju komplimentojë partneri!

Dita pa fat : E marta e parë pas Halloween-it është ters thonë!

Peshorja

Këtë javë planetet janë në favorin tuaj për pjesën sentimentale, se kush planete nuk e di. Nëse doni blini teleskop dhe shiheni vetë! Me këtë rast dukeni dhe sikur jeni maskuar për festën e Halloween, këtej festoni e këtej demoralizohuni…

Dita me fat : Kur të gjeni teleskop me çmim të arsyeshëm.

Dita pa fat : Kur të bleni teleskopin, do të rrini gjithë natën me të dhe do të harroni që jeni në një festë e do të zgjoheni në 7:00 për punë.

Akrepi

Keq më vjen t’ju them por java që vjen do të jetë më e keqja për ju që jeni në një marrëdhënie. Duhet ta dini më parë se nuk shkohet në festë Halloween vetëm pa të dashurën, domethënë jo kur keni një si ajo e juaja. Do t’ju vijë me sharrë sonte…

Dita me fat : Gjithë java, për beqarët, sigurisht!

Dita pa fat : Nesër se do të fillojnë skenat e xhelozisë e do të zgjasin me javë.

Shigjetari

Java do të jetë e mbushur me konflikte në vendin e punës. Midis kolegëve ka filluar një armiqësi që se kishit hasur kurrë! E gjitha do të nisë me kostumet e Halloween sot. Do të bëhet një konkurs se cili duket më mirë dhe aty do të marrë ‘flakë’ situata.

Dita me fat: Nuk ka armëpushim këtë javë!

Dita pa fat : Kur të kuptoni se ju do të jeni një nga ata që do të jetë me nerva.

Bricjapi

Një shifër e konsiderueshme parash që do t’ju vijë krejt papritur, do t’ju lejojë të përballeni me më shumë shpenzime në planin afatgjatë. Pastaj do të shihni se janë fallco, i kishte harruar ai tipi që ishte veshur si përfaqësuesi i “Squid Game”.

Dita me fat : Ato pak momente sot sa të shihni lekët.

Dita pa fat : Kur të kuptoni se ishte e gjitha një shaka dhe duhet të ktheheni me këmbë në tokë.

Ujori

Kjo do të jetë java e beqarëve! Ju presin plotë takime interesante, ndoshta dhe në ndonjë komisariat. Aq shumë sa do të pini sonte, nuk duhet t’i jepni makinës ndryshe do të përfundojë keq. Fakti që jeni veshur si engjëll nuk do të ndikojë në vendimin e policisë.

Dita me fat : Sonte, do të kënaqeni!

Dita pa fat : Kur të tentoni të shpëtoni nga policia por do e gjeni veten në komisariat.

Peshqit

Për të lindurit e kësaj shenje kjo javë do të jetë veçanërisht pozitive.

Çdo gjë do të shkojë ashtu siç do të donit ju të shkonte. Përpos gjendjes ekonomike, edhe pse kjo ishte e vetmja gjë që donit.

Dita me fat : Kur të takoni një person shumë interesant mbrëmjen e sotme.

Dita pa fat : Kur të shihni që pozitiviteti i javës ka ndikuar edhe tek përgjigja e testit të covid. POZITIV!