Celebrities Gossip Showbiz

Si do të reagonte nëse do të tradhtohej? Armina Mevlani e ka një përgjigje dhe nuk është ajo që po mendoni…

Mbrëmjen e kaluar në ekranin e Top Channel ka nisur sezoni i dytë i emisionit “Goca dhe Gra” nën moderimin e Armina Mevlanit, Fatma Haxhialiut, Dalina Buzit dhe Rita Petros. Një nga temat e diskutuara ishte dhe deklarata e Papës lidhur me marrëdhëniet jashtë martese që nuk janë ndonjë mëkat i madh.

Lidhur me këtë ka folur gjithashtu duke dhënë mendimin Armina Mevlani se çfarë mendon për tradhtinë. Nëse të gjithë ju po mendonit se blogerja nuk e fal një veprim të tillë, ajo është shprehur se me kalimin e viteve ka kuptuar se ka ndryshuar mendim. Ajo gjithashtu veçoi dhe ndryshimin mes tradhtisë të ndodhur në një ‘one night stand’ dhe një lidhjeje paralele.

Jam nga ato që i fus në dy kategori të ndryshme, e para është ‘one night stand’ dhe e dyta është një lidhje paralele. Për mua tradhtia tamam është lidhja paralele sepse do të thotë se personi ka edhe një lidhje shpirtërore me personin tjetër, kjo është pak shqetësuese sepse do të thotë se me ty janë shkëputur disa fije lidhëse nga ana shpirtërore, që është më e rëndësishme se ajo seksuale. Në të 20-tat kur u futa në lidhje e gjykoja tradhtinë dhe thoja se do thyeja shtëpinë, tani kanë kaluar vitet dhe mendoj ndryshe.

Lidhja mes Arminës dhe Shkëlzenit është një ndër më të përfolurat dhe të diskutuarat në showbiz. Vetë blogerja dhe djali i ish- kryeministrit Sali Berisha nuk para postojnë shumë momente së bashku duke ruajtuar paksa intimitetin mes tyre.

Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj (theksojmë jo private pasi e mban shumë diskrete), rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.