Celebrities Music Showbiz

Si dy perëndesha, Lizzo dhe Cardi B publikojnë bashkëpunimin e tyre më të ri!

Artistja e njohur Lizzo sapo konfirmoi statusin e saj si ‘perëndeshë’ në projektin e saj të ri muzikor të titulluar “Rumors”. Vetëm katër ditë pasi ajo postoi një video-telefonatë mes saj dhe Cardi B, duke lajmëruar kështu bashkëpunimin e tyre në “Instagram”, dyshja ditën e djeshme publikuan këngën e tyre.

Videoklipi, me regji të Tanu Muino, paraqet Lizzo-n në Greqinë e lashtë, e rrethuar nga statuja ikonike dhe arkitekturë unike. Në fakt nga pamja të ngjason me filmin e animuar të Disney, “Herkulin”. Lizzo luan rolin e një perëndeshe greke, me një fustan të inspiruar nga modelet e lashta, e rrethuar nga roje të ‘artë’ dhe sigurisht plot me bizhuteri 24-karatë.

Në gjysmë të videos, duket dhe Cardi B, që është gjithashtu një perëndeshë, e cila është e ulur në një fron dhe mban veshur bizhuteri në trup dhe një pllakë ari në gjoks, të dizenjuar nga Misha Japanwala. Videoklipi mbyllet me Lizzo-n dhe Cardi B me një skenë epike kërcimi ku ato shndërrohen pastaj në statuja të lashta greke. E gjitha kjo mund të përshkruhet vetëm me një fjalë: legjendare.

Këngëtarja e njohur Lizzo, së fundmi ka postuar një video në “TikTok” duke thënë se ka mbetur shtatzënë me fëmijën e Chris Evans, i cili ka shkëlqyer në rolen e tij si Captain America. Por si ka qenë reagimi i aktorit lidhur me këtë shaka? Mesa duket, atij i është dukur shumë për të qeshur. Lizzo ndau me ndjekësit e saj disa mesazhe që dyshja kanë shkëmbyer së bashku.