Celebrities Music Pardon My French Showbiz

Si e ka nisur karrierën Altin Shira dhe kush janë artistët që ai do të sjellë bashkëpunime së shpejti?!

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë këngëtari i njohur Altin Shira. Artisti ka zbuluar në një intervistë ekskluzive gjithçka rreth muzikës së tij dhe këngëve që të gjithë i duan dhe i dinë përmendësh.

Altin Shira është nga ata artistë që karrierën e tij e ka filluar shumë herët që tek Pallati i Pionerëve. Ai gjithashtu ka mësuar edhe instrumenta të ndryshëm muzikorë si klarineta, çiftelia, lahuta dhe kitara.

Që në vitin 1988. Atë që nuk më pranonte tek Pallati i Pionerëve e kam gjithmonë përpara syve, i thoja të lutem a ka një kitarë për mua sepse isha i vogël dhe ajo më thoshte që nuk ka vende, unë ikja. Shkoja prapë dhe e pyesja a ka për firzamonikë ajo më thoshtë jo nuk ka. Shkoja sërish.

Si e filloi Altin Shira gjithçka?

Unë jam rritur tek Lagjja e Dibranëve, aty gjysma e lagjes merreshin me muzikë dhe kam pasur shokë që i binin kitarës për qejf, bashkë me ata dhe unë. Në moshën 12-13 vjeç këndonim së bashku. Ata e zbuluan, këngët greke i kam pasur qejf. Shokët më thonin që ke zë. Në moshën 23-24 vjeç ka qenë Ansambli Migjeni dhe gjithmonë e përmend atë person Vangjel Moçkën që organizonte të gjithë ansamblin, udhëheqës artistik shumë i nderuar. Unë shkova si këngëtar faktikisht por shokët treguan që dija t’i bija dhe kitarës. I kam mësuar vetë insturmentat muzikorë, por e kam pasur edhe të trashëguar nga njerëzit nga ana e mamasë. 

Altin Shira zbuloi gjithashtu në radio se njëri nga djemtë e tij ka kompozuar edhe këngët. Por a do të kishte dëshirë ai që të kishte një bashkëpunim me djemtë e tij qoftë edhe si një kujtim?

Bashkëpunim? Patjetër, unë jam i hapur për bashkëpunime. 

A do të sjellë një bashkëpunim Altini me Brunon?

Me Brunon po të jetë një këngë e bukur, pse jo? Patjetër.