Celebrities Film & Tv Showbiz

Si e ka pritur ish-truproja i Princeshë Diana-s portretizimin e saj në filmin “Spencer”? Ja si shprehet ai!

Së fundmi, ish-truproja i Princeshë Diana-s, Ken Wharfe ka folur për portretizimin e princeshës së ndjerë nga Kristen Stewart dhe vlerësoi performancën e saj në dramën “Spencer”. Wharfe shërbeu si oficer i mbrojtjes personale të Princeshës së Uellsit nga viti 1989 deri në vitin 1993. Ai u shpreh për “People” se:

Nga të gjithë njerëzit që kanë luajtur Dianën gjatë 10 viteve të fundit, ajo është më e afërta me të. Ajo arriti të përsosë sjelljet e saj.

Filmi përshkruan disa nga betejat me të cilat Diana hasi mes martesës së saj të vështirë me Princin Charles, si dhe të qenit nënë për djemtë e saj, William dhe Harry.

Ishte purgator për të. Ajo kufizohej të kalonte kohë në kuzhinë me shefin e kuzhinës ose me njerëz si unë, me shpresën se koha do të ikte dhe ajo mund të kthehej në Londër.

Rikujtojmë, se aktorja e njohur Kristen Stewart nga ana tjetër ka pranuar se ishte shumë e frikësuar në prag të rolit të princeshës së ndjerë Diana.

Filmi ka të bëjë me një grua që ne mendojmë se e njohim shumë mirë dhe që në fakt e njohim shumë mirë në mënyrën tonë, në prag të marrjes së një vendimi shumë novator dhe vendim që ndryshon historikisht.

Me regji të Pablo Larrain, drama imagjinon se si u zhvilluan festimet e Krishtlindjeve të familjes mbretërore ndërsa Diana merr vendimin e saj për të lënë martesën me princin Charles. Ndërkaq, ekspertët mbretërorë e kanë cilësuar këtë film si “mizor”, duke thënë se i heq princeshës së ndjerë “respektin dhe dinjitetin” e saj.

Skenat shqetësuese në filmin e shfaqur më 5 nëntor tregojnë Dianën, e cila vdiq në një aksident automobilistik në Paris në vitin 1997, duke fantazuar të hidhej poshtë shkallëve dhe të mbytej me një gjerdan margaritar të dhuruar nga burri i saj Princi Charles.

Pjesë të tjera të filmit detajojnë buliminë e saj ndërsa ajo vjell dhe madje përjeton haluçinacione për vdekjen e saj dhe ekspertët mbretërorë përfshirë Richard Fitzwilliams, Ingrid Seward dhe Penny Junor kanë kritikuar të gjithë përshkrimin.

Fitzwilliams tha për ‘MailOnline’ se:

Filmi tregon skena të bulimisë dhe dëmtimit të vetvetes që është vërtet mizore.