Celebrities Showbiz

Si e ka pritur Scott Disick lajmin për fejesën e ish-partneres së tij Kourtney Kardashian?! Fansat krijojnë meme në “Twitter”…

Sapo Kourtney Kardashian dhe Travis Barker njoftuan fejesën e tyre këtë të dielë, fansat e Kourtney reaguan në rrjetin social “Twitter” duke komentuar se si do të reagonte ish-partneri i saj lidhur me këtë lajm. Bateristi i Blink-182 i propozoi Kourtney-t ditën e kaluar në një hotel pranë plazhit në Montecito, Kaliforni, ku ai i kërkoi të ishte gruaja e tij. Sigurisht, ajo tha po. Muzikanti planifikoi një ambient të zbukuruar me lule në rërë që krijoi një atmosferë shumë unike dhe romantike. Memet që ilustrojnë ndjenjat e Scott në këto momente, kanë ndezur rrjetin dhe mijëra komente si:

Scott Disick duke kërkuar një 19-vjeçare për ta marrë në dasmën e Kourtney dhe Travis.

Disa meme treguan njerëz që tërboheshin dhe shkatërronin dhomat e tyre, ndërsa të tjerët ishin të trishtuar dhe dëgjonin Adele.

 

Ndërsa një tjetër komentues u shpreh se:

Scott Disick mashtroi Kourtney dhe e vuri në siklet para botës për vite. Kourtney më në fund ka gjetur dikë që e do atë pa kushte dhe e trajton atë si një mbretëreshë. Lërini Kourtney dhe Travis të shijojnë momentin e tyre.

Kardashian i dha fund romancës së tyre 9-vjeçare në vitin 2015 pasi Scott e tradhëtoi atë, por prishja e marrëdhënies së tyre ishte në fakt abuzimi i Scott me substancat narkotike. Kur ata ishin në një lidhje, Disick ka shkuar në qendër rehabilitimi pesë herë dhe është shtruar në spital një herë për helmim nga alkooli. Kourtney dhe Scott janë prindër të tre fëmijëve të tyre Mason 11 vjeç, Penelope 9 vjeçe dhe Reign 6 vjeç.

Kjo martesë do të jetë e para për Kardashian dhe martesa e tretë për Travis. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, ishte e veshur me një fustan veror në ngjyrë të zezë dhe pjesa e kurrizit e hapur. Ishte vajza 15-vjeçare e Travis, Alabama Barker, ajo që zbuloi unazën mahnitëse të fejesës që Travis i dha bashkëshortes së tij të ardhshme. Alabama postoi në Instastory darkën festive të familjes pas propozimit dhe ndau detajet e prapaskenës me ndjekësit e saj, duke përfshirë një fotografi të unazës gjigante të Kourtney-t, me një diamant të madh në formë ovale.

Propozimi u zhvillua në oren 18:30 të pasdites, ku të pranishëm ishin anëtarët e familjes të të dyja palëve.  Një burim për “E!News” u shpreh se:

Kourtney dukej shumë e befasuar kur pa motrën saj Khloe-n dhe Tristan. Travis e shoqëroi Kourtney në plazh, ku ai kishte vendosur lule të kuqe në formën e një zemre. Dukej shumë romantike. Kourtney dukej shumë e lumtur dhe vetëm buzëqeshte. Familja brohoriti për ta dhe më pas u kthyen në hotel.

Motrat e saj, Kim dhe Khloe Kardashian, Kylie dhe Kendall Jenner si dhe nëna e saj Kris Jenner ishin të pranishme në propozimin e fejesës, si dhe fëmijët e Barker Landon 18 vjeç dhe Alabama 15 vjeçe.