Lifestyle

Si e lehtëson stresin miqësia mes grave dhe vajzave?

Hulumtimet e fundit tregojnë se gratë kanë mekanizma shumë më të ndryshme nga burrat për të përballuar dhe lehtësuar stresin dhe miqësitë janë një pjesë kyçe. Një studim i kohëve të fundit hulumtoi dallimet kryesore në mënyrat se si gratë të grupmoshave të ndryshme komunikojnë. Studimi u botua në revistën “Journal of Women & Aging” në maj të vitit 2021.

Michelle Rodrigues, asistente në Departamentin e Shkencave Sociale dhe Kulturore në Universitetin “Marquette”, së bashku me një ekip testoi se si mosha dhe shoqëria me gratë, ndikojnë në një bisedë. Ekipi mati efektivitetin e përgjithshëm të një bisede dhe përgjigjet ndaj stresit. Rodrigues shprehet se:

Gratë kanë evoluar një mekanizëm alternativ në përgjigje të stresit. Për të përballuar stresin, gratë mund të miqësohen me bashkëmoshataret e tyre. Hipoteza e tendencës dhe miqësisë funksionon kështu: Gratë priren të mbrojnë miqtë dhe kërkojnë mbështetje nga grupi i tyre shoqëror dhe mbrojtje të ndërsjelltë.

Rodriguez dhe ekipi i saj testuan një grup të përbërë prej 32 gra dhe vajzash, ku 16 prej tyre ishin të moshës 62 deri në 79 vjeç dhe pjesa tjetër ishin të moshës 18 deri në 25 vjeç. Secila pjesëmarrëse kishte komunikuar me një mik ose një të panjohur. Gratë e grupit të parë të moshave 62-79 vjeç komunikonin në mënyrë më efikase me personat e panjohur dhe mund të krijojnë miqësi, ndërsa grupi tjetër të moshave 18-25 vjeç, komunikonin me më pak efikasitet me persona të panjohur. Rezultatet tregojnë se me kalimin e moshës, femrat bëhen më të sigurta në komunikim. Michele thotë se:

Një detyrë referuese komunikimi si kjo kërkon që të shihni se nga vjen personi tjetër. Duket sikur të rinjtë janë pak më hezitues në përpjekjen për ta bërë këtë, ndërsa të rriturit e kanë më të lehtë të komunikojnë dhe të miqësohen me njerëz të panjohur. Ndërsa njerëzit plaken dhe priren t’i reduktojnë miqësitë në grupe më të vogla besohej se ky testim social do të çonte në një aftësi të kufizuar për të komunikuar me persona të panjohur. Por nuk ishte kështu. Ky studim tregon se është e rëndësishme që gratë e të gjitha moshave të mblidhen së bashku për të mësuar nga njëra-tjetra.

Asistentja vijon duke thënë se:

Edhe pse të moshuarit zgjedhin të kalojnë më shumë kohë me njerëzit që kanë rëndësi për ta, është e qartë se ata kanë aftësitë sociale për t’u miqësuar edhe me njerëz të panjohur sepse kjo ju lehtëson stresin dhe mërzitjen.