A Live Night Celebrities Music Showbiz

Si e mori vendimin për t’u zhvendosur në Francë?! Besa Kokëdhima zbulon gjithçka në “A Live Night”!

Besa Kokëdhima ishte e ftuar në episodin e sotëm të “A Live Night” në një intervistë shumë ndryshe. Duke rrëfyer për gjithçka, nga jeta personale deri te karriera, Besa na njohu më shumë më një anë tjetër të personalitetit të saj.

Një element që nuk e di a më bën krenare, por mendoj se është siç duhet, është ndjeshmëria ime ndaj njerëzve të tjerë, ndaj personalitetit të njerëzve të tjerë, ndaj qenieve të tjera, ndaj natyrës, ndaj të bukurës, ndaj të drejtës. Një gjë tjetër është që i marr gjërat shumë seriozisht. Të dyja këto elemente që përmenda janë po aq pozitive, sa edhe mund të jenë disi negative sepse prodhojnë një stres të caktuar tek unë. Patjetër që është pak më e thjeshtë kur je pak më sportive.

Por si erdhi vendimi për t’u zhvendosur në Francë?! Besa Kokëdhima zbulon gjithçka në “A Live Night”!

Vendimi për t’u zhvendosur në Francë, mendoj se kishte disi kohë që kishte ndodhur brenda meje një proces vetëanalize të pozicionimit tim në muzikë në Shqipëri, dhe deri diku pjesa e frymëzimit për më tej ishte pak e cunguar dhe nuk arrija vërtet të shikoja se çfarë do të kishte qenë hapi i radhës. Kisha dëshirë në një mënyrë edhe disi të arratisesha, kisha nevojë për emocione të reja. Më në fund unë firmosa një kontratë diskografike dhe kam realizuar albumin në Francë që është gjysmë frëngjisht gjysmë anglisht. Kam një menaxhment atje, kam grupin tim investues, menaxhues. Janë njerëz që unë jam lumturuar dhe befasuar që ata besojnë tek unë. Kjo gjë për mua ka qenë shumë domethënëse. Në momentin që ndodhën problemet me pandeminë u vonuan shumë gjërat. Shpresoj që faza e promovimit dhe publikimit të ndodhë shpejt mjaftueshëm.