Celebrities Gossip

Si është në të vërtetë marrëdhënia mes Kate Middleton dhe Meghan Markle?!

Thuhet se së fundmi, Kate Middleton dhe Meghan Markle po ruajnë një marrëdhënie më të qetë dhe të paqtë mes tyre. Një burim i afërt pranë tyre është shprehur se:

Situatat tensionuse janë sheshuar mes Meghan dhe Kate. Kate madje i dërgoi Meghan një dhuratë për foshnjën e saj kur ajo lindi. Ato kanë një marrëdhënie më të qetë dhe madje kanë shkëmbyer mesazhe që nga lindja e Lilibet.

Rikujtojmë se, në intervistën e bërë me Oprah Winfrey, Meghan kishte dhënë detaje se si Kate e bëri atë për të qarë në dasmën e saj.

Rrëfimi me Kate, nuk ndodhi. Disa ditë para dasmës ajo ishte mërzitur për veshjet e vajzave të luleve dhe kjo më bëri të qaj. Me të vërtetë m’u lënduan ndjenjat. 

Megjithatë, tani duket se dyshja i kanë rregulluar keqkuptimet mes tyre. Burimi pranë tyre ka shtuar se:

Incidenti i veshjes së shoqëruesve të nuses ndodhi shumë kohë më parë dhe duket krejt e pakuptimtë që të mbajnë akoma inate. Është harxhuar shumë energji. Ato e kanë quajtur këtë si një armëpushim. Lindja e Lilit i ka afruar Kate dhe Meghan më shumë. 

Mesa duket lindja e princeshës së vogël dhe statuja e Lady Diana-s i ka sheshuar tensionet në familjen mbretërore. Sidoqoftë, lajmi i mirë është se gjërat kanë ndryshuar dhe gjithë këto i përkasin të shkuarës. Tashmë kunatat janë më të afërta se prej shumë kohësh.