Celebrities Live From Tirana

Si është parë nga sytë e Ina Kollçakut improvizimi i këngës “Barbie Girl” nga një vogëlushe e besimit islam!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja e “Për’Puthen” Ina Kollçaku, për të na dhënë qasjen e saj në lidhje me videon e fundit të një vajze të fesë islame e cila ka sjellë një version të modifikuar të këngës “Barbie Girl”. Vajza ka modifikuar tekstin gazmor të këngës për ta sjellë atë sipas rregullave të besimit të saj fetar.

Në një varg ajo përmend xhenetin si destinacionin final e madje në fund të videos shohim dhe babain e vajzës i cili ndërhyn për të thënë se “festa është haram”. Vlen të theksojmë se kjo video është bërë virale duke marrë komente të pafundme si pozitive ashtu edhe negative. Si e komenton Ina nga ana tjetër këtë?

Unë besoj që video është ‘funny’, nuk është doktrinë dhe të gjithë njerëzit kanë të drejtën që shakanë e tyre ta bëjnë në versione të ndryshme. Nëse do të flasim a duhet të preken fëmijët jo nuk duhet të preken. Çdo anë ekstreme fetar ose kundërfetar për mua nuk është normale. Shumë miq më pyesin që pse Pastori është në panel bashkë me ty dhe them që është një komunitet i caktuar që ka bindjen e tij. Nuk mund ta lesh pa promovuar, pa zë, nuk do të ishte e drejtë. Unë mendoj që fëmijët duhet të jenë të lirë të zgjedhin. Duhet t’i besosh besimit tënd i cili është një zgjedhje, nuk mund të të detyroj njeri se ku beson ti dhe mund të rritesh me tradita të ndryshme por në fund të ditës ti duhet të zgjedhësh vet në një moshë madhore. Është mirë që fëmijës t’i prezantohet besimi fetar por edhe besimet e tjera për të kristalizuar që egzistojnë edhe këto besime. Nuk mund të themi që kënga nuk është një këngë seksiste kështu që nuk mund të themi që kjo këngë është për kukullën barbie. 

Video ka marrë komente të ndryshme ku shumica mendojnë se një fëmijë i kësaj moshe nuk duhet të vishet me hixhab apo që nuk detyrohet besimi, si dhe ka të tjerë që e mbështesin sepse nëse e ka zgjedhur vet ta vendosë hixhabin është mëse normale. A mendon Ina se mosha e vajzës në video mund të detyrohet ta bëjë këtë gjë?

Unë mendoj që çdo reagim është agresiv si pro dhe kundër. Nuk po flasim për dhunë seksuale, jemi duke folur për një besim fetar që çdo njeri e zgjedh vet në fund të ditës. Në një moshë madhore vajza e zgjedh të vishet vet si të dojë. Të gjithë duhet të biem dakord që asnjë prind, parimisht sepse ka dhe prindër që mund të bëjnë veprime të paimagjinueshme, nuk mendon që është duke bërë gjënë më të keqe për fëmijën e tij. Unë me prindërit kam qenë në një luftë të vazhdueshme për të tjera probleme, jo fetare që i kam luftuar si rebele që jam. Unë mendoj që këto probleme janë personale, prind-fëmijë. Nëse duam që të na respektojnë njerëzit edhe ne duhet të respektojmë mendimet e tyre.