Celebrities Live From Tirana Music

Si është të bashkëpunosh me Luiz Ejllin, DJ Benito na tregon ndjesitë e tij në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar DJ Benito. Pak kohë më parë Benito vendosi të realizojë versionin remix të këngës “Me Ty” të Luiz Ejllit, duke na sjellë më pranë sezonit veror dhe ritmit energjik që na duhet për tu përgatitur për verën. Si e ka pritur publiku këtë këngë? Benito shprehet:

Është pëlqyer shumë, është summer vibes, pozitive dhe e bukur. Më frymëzoi Luizi për ta bërë këtë remiks.

Si një DJ që shoqëron shpesh Luizin nëpër party, Benito tregon ndjesitë e tij:

Te të gjitha koncertet e tij këto kohë kam qenë në bashkëpunim me të. Është fenomen. Është e bukur që pasi shkojmë në clube unë shkoj më përpara që të sistemoj pajisjet. Njerëzit më identifikojnë si DJ i Luizit edhe pse nuk jam.(qesh) Pasi hy dhe më kanë indentifikuar kujtojnë se direkt po vjen dhe Luizi ndërkohë që ora ende 11. Unë futem ata bërtasin Luizi.(qesh)

Sa i përket mbylljes së Instagramit të Luizit, a është në dijeni DJ Benito se çfarë ka ndodhur?

Luajta mbrëmë këngët e tij, doja ta bëja tagg në Instagram dhe mora vesh që e kishte mbyllur. Nuk e di përse.