Celebrities Film & Tv Showbiz

Si gruaja më e kërkuar e momentit, Netflix vjen me një propozim për Adele!

Këngëtarja e njohur britanike Adele së fundmi është kontaktuar nga Netflix-i për një speciale për rikthimin e saj. Sipas ‘The Sun’, dokumentari do të paraqesë pamje nga shfaqjet në të cilat supozohet se do të marrë pjesë ajo vitin e ardhshëm. Një burim tha pë gazetën se:

Adele është gruaja më e kërkuar e momentit dhe Netflix-i mendon se mund të krijojë diçka vërtet speciale me të.

Ky dokumentar do ta afronte Adele më shumë me admiruesit e saj, të cilët nuk kanë mundur ta ndjekin në performancat ‘live’. Para pak ditësh Adele publikoi albumin e saj të katërt në studio me titull “30”, i cili pason edhe rekordet e mëparshme të yllit, duke përfshirë këtu “19” të vitit 2008, “21” të vitit 2011 dhe “25” të vitit 2015.

“30” shënon edhe albumin e parë të Adele pas divorcit të saj nga ish-bashkëshorti Simon Konecki, i cili ka shërbyer edhe si një frymëzim për projektin e saj së bashku me djalin 9-vjeçar, Angelo. Pas pritjes së një albumi të ri për më shumë se gjashtë vjet, fansat e Adele nxituan për të marrë albumin e saj të katërt “30”, i cili tashmë është albumi më i shitur i vitit 2021.

Të dhënat e reja nga ‘Billboard’ kanë zbuluar se “30” tashmë ka shitur më shumë se 500,000 kopje në vetëm tre ditë, duke tejkaluar tashmë albumin “Evermore” të Taylor Swift me 469,000 kopje, për albumin më të shitur të vitit. Ndërkohë ish-bashkëshorti i këngëtares së njohur Adele, Simon Konecki, ka reaguar së fundmi vetëm pak ditë pas publikimit të albumit të ri të ish-bashkëshortes së tij, i titulluar “30”. Një burim ka treguar për ‘The Mirror” se pavarësisht se Simon nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes ai e dinte se Adele do e tregonte historinë e tyre.

Gjithashtu, së fundmi këngëtarja e “Easy on Me” shpërtheu në lot pasi u ribashkua me mësuesen e saj të fillores gjatë koncertit të saj special. Duke iu përgjigjur pyetjes se nga kush ishte frymëzuar në jetën e saj, Adele përmendi mësuesen, zonjën McDonald. Pas ribashkimit, i cili e la Adele në lot, tani është pohuar se ylli 33-vjeçar i ka dhuruar zonjës McDonald bileta me vlerë 500£ secila për ta parë atë në koncert në ‘BST Hyde Park’ vitin e ardhshëm.