Lifestyle

Si ia bëjnë danezët për të qenë populli më i lumtur në botë?

Thuaj “Jo” prindërimit autoritar dhe “Po” empatikut alternativ. Mbi të gjitha i preferueshëm është ai prind që është i gatshëm të luaj me fëmijët e tij edhe nëse koha në dispozicion është e kufizuar.

Ajo që ka rëndësi thonë psikologët është tentativa për të reduktuar disa impenjime me qëllimin e vetëm për t’u kushtuar më shumë kohë të vegjëlve të tij. Koha mund të kalohet shumë mirë edhe duke bërë pazarin në supermarket apo në kuzhinë.

Loja është gjithmonë edukative pasi në çdo situatë, bashkëveprimi me fëmijët, që nga më i vogli deri te ai adoleshent, ndikon në rritjen e lumtur të tyre. Të paktën kështu mendojnë danezët, populli i përzgjedhur ndër më të lumturit në botë për vite me radhë, sipas Raportit Botëror të Lumturisë (World Happiness Report).

Pas periudhës së lockdown nga koronavirusi, mësuam të vemë në përdorim sobat dhe furnelat që më herët i kishim lënë në harresë nga ushqimi i shpejtë rrugëve të angazhimeve profesionale. Por ky mund të jetë pikërisht sekret danez i lumturisë.

Metoda e tyre përqendrohet te gatimi bashkë me të vegjlit, shtrimi i tavolinës me ndihmën e tyre, çka u rrit fëmijëve vetvlerësimin dhe i bën me social.

Sipas psikologes, dhe gazetares amerikane Jessica Joelle Alexander, e transferuar në Danimarkë prej shumë vitesh, autoriteti dhe ultimatumi me fëmijët nuk vlen!. “Ingredientët për t’i rritur të lumtur dhe me vetëbesim është organizimi në skuadër, duke i përfshirë natyrshëm. T’u ofrosh një ambient intim dhe të ngrohtë, njëkohësisht të ushqesh emocionet e tyre duke shfaqur ndjenjat tona. Për këtë këshillohet një lojë e pastrukturuar, e lirshme si një metodë unike për t’i bërë në të ardhmen, të rritur më të lumtur, të ekuilibruar dhe të hapur”.

Por kush është vendi më intim për të kuruar emocionet e të vegjëlve?

Sigurisht jo dhoma e tyre, e as televizori!. Është kuzhina vendi që bashkon një familje në mënyrë aktive dhe të ngrohtë. Në kuzhinë mund të përgatisim receta së bashku, madje është vendi ku mund të eksperimentohet. Por kujdes, me të vegjlit eksperimentohet, ndërkohë që  adoleshentëve u duhet lënë tërësisht në dorë përgatitja e darkës. Kështu u fuqizohet ndjenja e pavarësisë.

Gjatë drekës, apo darkës duhet hequr çdo mjet teknologjik, telefonë, apo tablet që prish momentin e shenjtë të bashkimit të familjes, duke lehtësuar bashkëbisedimin.

Sa i përket lojërave, nëse i rrituri nuk ka kohë, këshillohet që të distancohet në mënyrë edukative, duke organizuar një lojë që fëmija të mund ta luajë i vetëm, ose ta pasojë stafetën te partneri.