Celebrities Gossip Showbiz

Si janë marrëdhëniet e Luizit me ish-banorët e tjerë? Ja me cilët prej tyre është takuar!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ditën e sotme Luiz Ejlli ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” dhe u ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve, thashethemeve dhe ka treguar projektet e reja të tij. Përveç këtyre Luizi ka treguar edhe marrëdhënien e tij tani me ish-banorët e tjerë të “BBV2”.

 Nuk kam fol me asnjë prej tyre përveç me Kristin që e kam takuar 2, 3 herë , Gent Hazizi më ka marr në tel për një emision, Ronaldo më ka shkruar dhe Kejvina… unë e kam thënë që në momentin që i fik dritat e asaj shtëpie çfarë ka ndodhur në atë shtëpi e kam lënë aty…

 

Gjithashtu Luizi ka treguar se përveç koncerteve të shumta, datat e të cilave janë të zënë për këtë vit, ka pranuar se do të jetë edhe pjesë e një filmi.