Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Si ka qenë fëmijëria e Arjola Demirit?/Vetë aktorja zbulon gjithçka në “Pardon my French”!

Në emisionin “Pardon my French” nga Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro, e ftuar ditën e sotme ka qenë aktorja e njohur, Arjola Demiri. Ish-konkurrentja e ‘BBV’ përpos karrierës dhe planeve të saj të reja ka folur edhe për fëmijërinë e bukur që ka kaluar.

Realisht kam pasur një fëmijëri shumë të bukur. Ndonjëherë them që pse fëmijët e mi nuk e kanë këtë mundësi sepse kur j’ua jep çdo gjë të gatshme nuk kanë ëndrra sepse e kanë çdo gjë dhe nuk fantazojnë. Unë jam rritur mes qytetit dhe fshatit tek dajat e mi dhe kam qenë një fëmijë që imitoja prezantueset e RTSH, imitoja aktorë dhe gjithmonë tezet më thërrisnin ‘artistja e tezes’ sepse kam shumë teze dhe më duan njësoj. Kur u rrita kuptova që kishin parë diçka tek unë. Që në moshën 11 vjeç kam luajtur role të moshave më të mëdha. Që këtu nisi e gjithë dëshira ime. Babi nuk më ka ndaluar deri në gjimnaz që të marr pjesë në aktivitete të ndryshme plus që kam qenë edhe volejbolliste shumë e dalluar sepse klasa ka qenë kampion dhe unë kapitenia. Ku flitej për artin unë isha kudo. Më pas mami ishte shtysa ime më e madhe ndërsa babi jo sepse mendonte që nuk ishte profesioni i duhur për mua. Ai ishte dakord për police. Ka pasur një luftë të hapur mes mamit dhe babit. 

Arjola ka zbuluar gjithashtu që kur ka hyrë në “Big Brother VIP” nuk i ka treguar as babit dhe as gjyshit të saj.

Unë i thashë mamit merru ti. Sepse babi nuk është i dhënë pas rrjeteve sociale. Nuk dija si t’jua shpjegoja. 

Aktorja bukuroshe tregoi se kjo verë ka qenë mjaft fantastike për të sepse me shoqet kishte vizituar jo vetëm Egjiptin për 10 ditë por edhe Turqinë gjithashtu. Po a ka refuzuar Arjola udhëtime nga ndonjë shok?

Nuk ka pasur shokë që më kanë ftuar në udhëtime.