Botë e Çuditshme

Si ‘katandisesh’ kur bletët aksidentalisht të pickojnë 20 mijë herë!

Një 20-vjeçar përfundoi në spital pasi aksidentalisht çau një koshere bletësh, duke u pickuar më shumë se 20 mijë herë. Mamaja e tij tha se Austin Bellamy gjithashtu gëlltiti 30 bletë kur preu kosheren e bletëve vrasëse afrikane, teksa po shkurtonte degët e një peme limoni, më 26 gusht, në Ohajo të Shteteve të Bashkuara.

Gjyshja dhe gjyshi, edhe pse ishin aty pranë, nuk patën mundësi ta ndihmonin, pasi edhe ata u sulmuan nga bletët. “Kur nisi të priste degët, bletët dolën dhe e pickuan. Ai nuk mund të bënte asgjë”, tha gjyshja e tij Phyllis Edwards për median lokale FOX19. “Unë isha duke bërtitur gjatë gjithë kohës. Askush nuk mund ta ndihmonte”.

Ambulanca mbërriti shpejt dhe i riu u transportua në Spitalin Universitar të Sinsinatit. “Kur e mora vesh më ranë të fikët”, tha mamaja e tij. 20-vjeçari vijon të qëndrojë në spital me shenja të dukshme të pickimeve në fytyrë dhe trup. Por fatmirësisht, edhe pse fillimisht u mendua se jeta e tij ishte në rrezik, ai do të rikuperohet shpejt.

Rikujtojmë, se Johny Abou Rjeily nga Libani ka befasuar miliona ndjekës në TikTok dhe Instagram pas publikimit të disa videove teksa mjekra e tij është e ‘pushtuar’ nga bletët. Ai tregon guxim dhe qetësi absolute, ndërsa këtë thotë se e bën për t’i treguar njerëzve se sa të rëndësishme janë bletët për botën.

Sjellim në vëmendje se miliona bletë në Australi janë futur në izolim dhe mijëra do të shkatërrohen pasi një parazit vdekjeprurës u zbulua në vend. Merimanga “varroa” u gjet për herë të parë në një port pranë Sidneit por që atëherë është pikasur dhe në një koshere 100 km larg