Celebrities Love & Sex Showbiz

Si Lisa Kudrow ra në dashuri me njeriun e gabuar, por më pas jetoi e lumtur me të…

Historitë ku dashuria triumfon janë padyshim të bukura ndaj ne duam t’ju tregojmë historinë e aktores Lisa Kudrow dhe shpirtit të saj binjak. Një vajzë nga Los Angeles me ëndrra të mëdha. Edhe pse sa herë e shohim kujtojmë rolin e saj në serialin ‘Friends’, përpara se të bëhej Phoebe, Lisa Kudrow studionte për psikobiologji. Por e frymëzuar nga një mik i vëllait të saj, ajo vendosi të provonte aktrimin. Gjithashtu, përpara se bota ta dinte emrin e saj, ajo përjetoi atë që atëhere ishte një dashuri e pamundur, të dashurin e shoqes së saj.

Lisa u takua me Michel Stern, një drejtues francez reklamash. Edhe pse ishte dashuri me shikim të parë, ajo i mbajti të fshehta ndjenjat nga respekti për marrëdhënien e shoqes së saj.

E pashë atë dhe thashë:

Epo, ai është djali perfekt por ata janë bashkë dhe unë nuk mund të bëj asgjë.

Jeta u dha atyre një shans të dytë. Por më pas marrëdhënia me njeriun e ëndrrave të saj përfundoi 2 muaj më vonë. Por më pas ata u takuan sërish 6 vjet më vonë në festën e ditëlindjes së shoqes së saj dhe nuk u ndanë më. Ata vendosën ta bëjnë realitet dashurinë e tyre duke u martuar më 27 maj 1995 dhe 3 vjet më vonë, ata mirëpritën djalin e tyre të vetëm, Julian Murray.

Takimi me burrin e ëndrrave të saj pa qenë në gjendje të jetë me të, edhe pse fati vendosi që ata ishin të destinuar për njëri-tjetrin, mund të jetë skenari për një serial apo film tjetër, por historia e tyre e dashurisë është sa reale aq edhe konsistente. Pas 26 vitesh, martesa e tyre është ende e fortë, sepse ata hodhën themelet e tyre që në fillim.

Kur vendosëm të martoheshim, nuk i premtuam se do ta duam njëri-tjetrin përgjithmonë, sepse nuk mund ta bësh këtë, por premtuam se do të punojmë për çdo problem që del. Ne jemi të përkushtuar që martesa jonë të funksionojë.

Përveç kësaj, ajo ka rrëfyer se sekreti i saj është pavarësia brenda çiftit të tyre.

Ne e respektojmë pavarësinë e njëri-tjetrit. Mendoj se problemet nisin kur çiftet supozojnë se janë një, të sinkronizuar në gjithçka. Martesa është si të jesh në një ekip. Secili partner është i ndryshëm, por ata kanë të njëjtin qëllim.

Madje, ajo tregoi një gjë të çuditshme që rrallë e shohim në një martesë:

Zakonisht nuk mund të jemi bashkë në përvjetorët tanë.