Celebrities Gossip Showbiz

“Si na shkon buka poshtë kur nuk mbrojmë dot fëmijët?” Çfarë e ka revoltuar kaq shumë Einxhel?

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Prezantuesja padyshim tani më shumë se kurrë është e ndjeshme ndaj lajmeve apo situatave që kanë lidhje me fëmijët dhe ka reaguar tepër e revoltuar ndaj një ngjarje të tmerrshme që ka ndodhur së fundmi në Kosovë, ku 5 burra kanë dhunuar një 5-vjeçare.

Do doja shumë ta nisja javën me lajme patatinash, politike a showbiz-i… Por nuk di sa të qetë mund të jeni ndërkohë që në trojet tona vazhdojnë të ekzistojnë barbarë të tillë? Si na zë gjumi ne duke ditur që këta janë të lirë rrugëve? Si na shkon buka poshtë kur dimë që nuk mund të mbrojmë dot fëmijët as nga ushqimet e helmuara që vijnë, as nga skafet në det, as nga dhunuesit e përdhunuesit e as nga asgjë! Çfarë po bëjmë për ta ndryshuar këtë gjë? Kur do zgjohemi ne o popull?

Së fundmi Einxhel na ka treguar se ka nisur nga blerjet e lodrave për fëmijë që do të vijë në jetë. Ajo çfarë na bën përshtypje është ngjyra e lodrave që moderatorja ka zgjedhur, të cilat janë ngjyrë rozë, duke ngritur kështu përsëri dyshimet se ndoshta Einxhel dhe Dagz janë në pritje të një vajze.