Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Si nisi karriera e tij në muzikë dhe me çfarë do të na surprizojë së shpejti, Robert Berisha tregon gjithçka për TAR!

Ky episod i ‘Pardon My French’ ishte me të vërtetë shumë i veçantë pasi në mungesën e Jonidës, bashkëprezantues vetëm për këtë herë u bë Elios Shuli. E jo vetëm kaq, por një i ftuar shumë interesant dhe karizmatik iu bashkangjit studios. Bëhet fjalë për këngëtarin Robert Berisha, i cili zbuloi shumëçka për TAR.

Fillimisht, Berisha zbuloi se si nisi karriera e tij si këngëtar dhe muzikant që për të gjithë ata që nuk e dinin ka mbi 20 vite që e ushtron si profesion.

Unë vij nga një familje muzikantësh dhe vetë kam studiuar për muzikë. Pas 20 viteve punë si instrumentist u lodha dhe thashë pse të lodhem të ndjek dikë tjetër dhe fillova të këndoj vet. Kam qenë tastjerist i Sinan Vllasaliut për 20 vite. Shumë njerëz thonë po ti si dole si këngëtar a thua se kam dalë nga gomisteria. Këndimit është pak vonë qe ju futa, por për sportistët hyn mosha, ndërsa për këngëtar ne kemi Sabri Fejzullahun që është 74 vjeç dhe performon 1 orë live dhe ka koncerte më shumë se shumë të rinj të tjerë.

E teksa Roberti ka pasur një pauzë mjaft të gjatë në muzikë duket se ky sezon veror do ta kthejë më fuqishëm se kurrë pasi na paralajmëro projekte të reja.

Videoklipe dhe këngë të reja do ketë pas pauzës 1-vjeçare. Në muajin qershor do dalin dhe dy këngë të reja.