Celebrities Gossip Showbiz

Si një meksikane e vërtetë, Eva Longoria tregon si ajo dhe familja e saj i presin Krishtlindjet!

Së fundmi aktorja e njohur Eva Longoria ka zbuluar se ajo dhe familja e saj nuk e festojnë mëngjesin e Krishtlindjeve. Në një intervistë të fundit me ‘Us Weekly’, 46-vjeçarja shpjegoi se ajo, bashkëshorti i saj Jose Baton, dhe djali trevjeçar Santiago Enrique, i përmbahen traditës meksikane për të festuar një natë më parë.

Unë jam meksikane, kështu që ne festojmë në prag të Krishtlindjeve. Ne nuk e fesojmë mëngjesin e Krishtlindjes, nuk e presim Babagjyshin dhe këtu janë të gjitha dhuratat.

Teksa shpjegonte traditat e festave në familjen e saj ajo tha:

Ne përgatisim drekën e madhe dhe dhuratat natën e datës 24 dhe pastaj ne zakonisht në mesnatë shkojmë në meshë. Kjo është traditë.

Në shumë vende latine, nata e Krishtlindjes ose Nochebuena është festa më e rëndësishme e sezonit të Krishtlindjeve. Nochebeuna zakonisht festohet me një festë të madhe në të cilën familjet mblidhen së bashku për të ngrënë, kërcyer, shkëmbyer dhurata dhe për të marrë pjesë në lojëra tradicionale përpara se të marrin pjesë në meshë. Eva me shaka tha se ndarja e ushqimit, veçanërisht tamales, mes anëtarëve të familjes së saj mund të jetë një ‘burim’ grindjesh.

Rikujtojmë, se së fundmi Longoria e cila u bë e famshme për rolin e saj si Gabrielle Solis në dramën komike “Shtëpiake të dëshpëruara” ka zbuluar për “Stellar Magazine” se do të ishte e para që do të ishte e gatshme nëse një rikthim i serialit do të ishte në punë e sipër.

Po mbaroj që të rikthehem në lëkurën e Gabby-t. Ishte periudha më e mirë e jetës sime. Çfarë dhuratë ishte për mua ai serial.

Ajo luajti së bashku me Teri Hatcher, Marcia Cross, Felicity Huffman, Dana Delany dhe Nicollette Sheridan nga viti 2004 deri në finalen e sezonit të tetë në vitin 2012. Seriali ishte një hit i mirënjohur dhe fitoi herë pas here “Golden Globes” për Serialin më të Mirë/Muzikal ose Komedi në 2005 dhe 2006.

Dhe ju e dini, nëse do të ndodhte një ribashkim, unë do të isha e para që do të regjistrohesha.