Celebrities Gossip Showbiz

Si një perëndeshë e vërtetë! Dafina Zeqiri mahnit me ‘look-un’ e saj…

Prej muajsh tashmë Dafina Zeqiri kishte paralajmëruar publikimin e një albumi me titull “Dafinë Moj”. Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Dafina zbuloi se albumi do të dalë në treg i plotë më datë 1 Tetor dhe këngëtarja i surprizoi të gjithë me këngët dhe bashkëpunimet që solli.

E ashtu siç di vetëm ajo në klipet e këngëve që po lançon pasi i publikoi fillimisht si audio na mahniti me ‘look-un’ e saj. Mirëpo, së fundmi teksa ka pozuar për kopertinën e një reviste, Dafina na ka lënë pa fjalë, teksa është shfaqur si një perëndeshë e vërtetë. Me një kurorë madhështore dhe e veshur e gjitha me të bardha, këngëtarja na tregoi dhe njëherë se sa unik është stili i saj.

Në të gjithë projektet e reja muzikore që ajo solli, një prej tyre duket të jetë e preferuara e publikut e kjo falë klikimeve në platformën YouTube. Krahasuar me shikueshmërinë nga këngët e tjera, bashkëpunimi me RON mban fronin e albumit “Dafinë Moj” me mbi 3 milion klikime vetëm 3 javë pas datës së publikimit si klip.

Nëse ju nuk e vutë re ne ju risjellim në vëmendje një veshje të mëparshme të Dafit në klipin e këngës “Supernova” në vitin 2012, veshje e njëjtë me atë të klipit “Murder on the dancefloor”. Ndoshta, këngëtarja është bërë nostalgjike për vitet e dikurshme dhe ka vendosur ta risjellë këtë ‘look’.