Showbiz

Si një shtatzëni e rreme e dados së Princave, ‘mashtroi’ Princeshën Diana në një intervistë…

Një intervistë e Princeshës Diana në BBC që në vitin 1995 me gazetarin Martin Bashir, vazhdon të ketë efekt 26 vjet pasi u transmetua për herë të parë. Prezantuesi televiziv falsifikoi disa dokumente për të bindur Princeshën Diana të Uellsit që të japë intervistë. Në dokument tregohej se dadoja e Princit Harry dhe Princit William, Tiggy Legge-Bourke kishte një lidhje me Princin Charles dhe mbeti shtatzënë nga lidhja e dashurisë me të.

Sigurisht, asnjë nga këto nuk ishte e vërtetë, por Bashiri shkoi aq larg me gënjeshtrat sa falsifikoi dokumentin ku pretendohej se dadoja kishte abortuar dhe në dokument paraqitej fatura fiktive. Një hetim i madh dhe i zgjatur prej shumë vitesh, ka nxjerrë në dritë të gjithë mashtrimin e gazetarit. Dhe më në fund, ish dadoja e dy Princërve ka fituar gjyqin dhe do të kompensohet financiarisht.

Edhe pse aborti rezultoi të ishte gënjeshtër, disa foto të publikuara tregonin afrimitetin mes saj dhe Princit Charles dhe gazetat në atë kohë shkruanin lajme pafund duke aluduar mbi një marrëdhënie romantike mes tyre. Mësohet se një burim nga familja mbretërore të ketë thënë lidhur me këtë rast se:

Tiggy Legge-Bourke ishte viktima në këtë rast dhe dëmi i saj i shkaktuar nga gazetari i BBC më në fund u vërtetua.

Tashmë ish-dadoja e Princave do të paguhet me shumën e mbi 137 mijë e 400 dollarë, një kompensim që do e marrë në muajt në vijim. Raporti përfundimtar hetimor u prezantua në muajin maj nga gjyqtari Lord Dyson, i cili pa me fakte sesi Beshir kishte dorëzuar dokumentet tek vëllai i Princeshës Diana, Earl Spencer për të pasur qasje tek Princesha dhe për ta bindur atë që të jepte intervistë.

Gazetari pretendoi se stafi mbretëror po zbulonte informacione për Princeshë Dianën dhe familjen e saj duke paguar para dhe se intervista ishte një mënyrë që Diana të tregonte anën e saj të historisë. Thashethemet për Legge-Bourke ishin një strategji shtesë për të bërë që Princesha e Uellsit të zbulonte më shumë sekrete të familjes mbretërore. Sipas BBC, vetë gazetari Bashir nuk do të ndiqet penalisht për veprimet e tij manipuluese.