Aktualitet

Si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme?!

Muaji shtator nisi dhe dalëngadalë vera po ikën por temperaturat akoma do të vazhdojnë të jenë konstante. Dita sot do të jetë me mot të kthjellët, alternuar me kalime vranësirash, sidomos gjatë pjesës së dytë të ditës. Sipas Meteoalb, vranësirat herë pas herë të pësojnë zhvillime pas mesdite duke gjeneruar reshje shiu në zonat malore dhe pjesërisht në zonën e ulët. Ndërsa bregdeti do jetë në pjesën më të madhe në dominimin e motit të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.