Celebrities Gossip Showbiz

Si përfundim, a ‘i mori këpucët’ Semi Jaupaj nga Bora dhe Donaldi?! Këngëtarja flet mbi raportin e miqve të saj!

Pas eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Albania”, Semi Jaupaj mori një hov mjaft të madh në muzikë. Shumë shpejt ajo erdhi me projekte të njëpasnjëshme. E përveçse një këngëtare shumë e pëlqyer tek publiku, Semi njihet gjithashtu për miqësinë që ka me Donald Veshaj dhe Bora Zemani.

Mbrëmjen e kaluar Semi ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku foli më shumë lidhur me karrierën e saj, projektet e reja, por nuk mund të lihej pa ngacmuar dhe mbi raportin e Borës dhe Donaldit. Më herët, ky i fundit u shpreh në “Më lër të flas” se pasi la shtëpinë e “Big Brother VIP”, kontaktoi Semin dhe i kërkoi ndihmë për t’u rikthyer me Borën. E pyetur nga moderatoret nëse ‘i mori këpucët’ dhuratë për mblesërinë e bërë, këngëtarja tha se tashmë çdo gjë i përket çiftit dhe ajo nuk do të komentojë më situatën e tyre.

Nuk dua ta flas më këtë gjë. Thashë që është gjë shumë personale dhe çfarë u takon atyre, u takon atyre për të folur dhe jo mua më.

Nga ana tjetër, ajo u pyet dhe për marrëdhënien e saj me Bojken Lakon. Edhe pse prej kohësh janë të ndarë nga lidhja 10-vjeçare, Semi ruan një marrëdhënie të mirë shoqërore me ish-partnerin e saj. Teksa po diskutohej tema “A mund të jenë ndarjet të bukura”, Semi tha se kjo varet nga mënyra dhe arsyeja e ndarjes, por me Bojken ruan një raport të mirë.

Varet nga mënyra dhe arsyeja si jeni ndarë. Nëse jeni ndarë me zënka jo, por nëse jeni ndarë me mirëkuptim, mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet. Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja.