Celebrities Showbiz

Si po i shkojnë përgatitjet Ashley Graham për të mirëpritur fëmijën e saj të dytë? Ja si shprehet modelja!

Modelja e famshme Ashley Graham, e cila është e njohur për pozitivitetin që ajo përcjell dhe pranimin e vetes, është duke pritur fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin, videografin Justin Ervin. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo kur tejet e lumtur e ndau me fansat e saj muajin e kaluar.

Ajo dhe Justin kanë dhe një djalë të quajtur Isaac, i cili erdhi në jetë në janar të vitit të kaluar. Modelja ndau një foto në llogarinë e saj në “Instagram”, e cila ishte shkrepur nga bashkëshorti. Krahas saj ajo shkruan:

Viti i kaluar ka qenë i mbushur me surpriza, hidhërime të thella, nisje nga e para dhe histori të reja. Unë kam filluar të procesoj dhe të festoj për atë kapitull tjetër që na pret.

Në një intervistë të bërë së fundmi, Ashley ka folur më shumë mbi shtatzaninë e saj dhe se si ajo po përgatitet që të mirëpresë fëmijën që do të vijë në jetë në fund të këtij viti. Ajo pranoi se kur u bë nënë për herë të parë me Isaac, mësoi se në fakt ka më pak përgatitje për t’u bërë se sa mendohet.

Unë nuk e di nëse ka po kaq përgatitje për t’u bërë me bebin e dytë sa kishte me të parin. Më duket sikur kam bërë aq planifikime me Isaac-un, aq sa mendoj se mos e kam tepruar. Kështu që po sigurohem që të kem thjesht ato që më duhen domosdoshmërisht, që praktikisht do të thotë asgjë.

Ajo shtoi:

Për shembull, unë shikoj gjoksin tim dhe mendoj: e kemi në dorë këtë gjë. Na duhen vetëm disa pelena për të porsalindurin. Thjesht nuk dua që të mendoj gjërat më shumë se sa duhet.

Megjithatë, duke marrë parasysh që Isaac është ende i vogël, Ashley është një nënë shumë e ngarkuar tani. Ajo pranon se ndihet shumë e lodhur duke i ardhur gjithë kohën nga pas djalit të saj. Edhe pse Isaac është ende i vogël për të kuptuar se do të bëhet një vëlla i madh për fëmijën që do të vijë në jetë, duket se gjithsesi ai po zhvillon disa instikte.

Unë e pyeta nëse e dinte se ku ndodhej bebi dhe ai bëri me gisht drejt barkut tim. Ndonjëherë ai dëshiron që të puthi barkun sepse e di që vëllai apo motra e tij e vogël ndodhet aty brenda. Është kaq i ëmbël.