Celebrities Gossip Showbiz

Si po shikohet loja e banorëve të “Big Brother VIP” nga sytë e Bjordi Mezinit?!

Sot i ftuar në “Live from Tirana” ka qenë ish-konkurrenti i “Big Brother 2”, Bjordi Mezini i cili ka folur në lidhje me gjithçka që ka të bëjë me edicionin e “Big Brother VIP” dhe se si e shikon ai lojën e secilit prej banorëve të cilët ndodhen aty brenda.

Çfarë e bën të veçantë edicionin e dytë të “Big Brother” në krahasim me edicionet e tjera?

Naiviteti i të gjithë konkurrentëve. Unë nuk isha fare i përgatitur sepse edhe erdha direkt nga Italia. Ishte 12 vite përpara dhe vetë koncepti i ‘Big’-ut dhe i publikut ka qenë një gjë e veçantë për të gjithë.

Por si ka qenë e gjithë eksperienca, strategjia dhe plani i Bjordit në “Big Brother 2”?

Jam futur totalisht i papërgatitur. Unë edhe sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar mirë teknikisht se çfarë është loja e ‘Big’-ut. Nuk ka rregulla por duhet të shfaqësh vetën tënde. Unë nuk merresha dot me të tjerët, nuk e bëja këtë gjë. Mendoj se nuk kam pasur strategji. Nuk e di sepse isha vetvetja. Kur futesh nuk je më i njëjti person sepse edhe të duhet të reagosh ndryshe.

A ka Bjordi ndonjë shoqe apo ndonjë të dashur në horizont?

Kam një serial, ndrrojmë temë. (qesh)

A e sheh Bjorni, Monikën si finaliste?

Unë u riktheva si publik në këtë edicion. Kanë bërë një punë shumë të mirë, kjo gjë duhet thënë. Monika më duket shumë pasionante, përjeton gjithçka. Kjo është pikë e fortë, por mendoj se duhet që t’i lemë pak llafet.

Në lidhje edhe me banorët e tjerë dhe me mënyrën se si ai i shikon ata Bjorni ka vijuar duke thënë se:

Shoh një Donlad shumë të fortë, nuk e di pse por është shumë i fortë. Arjolën e kam edhe mikeshë dhe bëj tifo për të, është një konkurrente e fortë dhe e denjë. Është edicion i vështirë dhe i paparashikueshëm. Nuk e prisja dalejn e Semit.

A do të dëshiroje që të bëheshe pjesë e këtij edicioni?

Në një botë ku të gjithë duan që të futen në “Big Brother” unë nuk mendoj kështu. Çdo gjë e ka një cikël në jetë dhe unë mendoj se e kam mbyllur një cikël të tillë.

Cilat nga gocat i duket Bjordit më interesnte?

Beatrixa është shumë e mirë. Beniada dhe Einxhel nuk janë në preferencat e mija. Sara është vajzë shumë e këndshme në shumë aspekte. Para “Big Brother VIP” nuk e njihja por është pozitve. 

Në lidhje me situatën e krijuar mes dy konkurrentëve, Sara dhe PM, ai ka dhënë mendimin e tij duke thënë se:

As ata të dy nuk janë të qartë se çfarë ndiejnë. Afeksioni ka qenë i natyrshëm. Mund të lindë dashuria por që besoj se nuk do të zhvillohet kurrë. Është shumë e vështirë.