Celebrities Gossip Showbiz

Si qendron e vërteta pas thashethemeve që Mbretëresha Elisabetë kërkoi një fanellë me autografin e CR7?!

Rikthimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United pas 12 vitesh ka çmendur gjithë fansat. Kthimi i lojtarit ka pasur një numër tifozësh që pretendojnë disa ‘fakte’ mbi natyrën e kthimit të tij, përfshirë një pretendim të kohëve të fundit që thotë se Mbretëresha Elizabetë II ka bërë një porosi për 80 fanella të Cristiano Ronaldos në Manchester United për stafin e saj. Pretendimet gjithashtu thonë se Mbretëresha kërkoi që fanella e parë e nënshkruar nga lojtari të rezervohej për të. A janë të vërteta këto pretendime?

Më 1 shtator, disa ditë pasi Manchester United njoftoi fillimisht kthimin e Cristiano Ronaldos, një thashethem filloi të qarkullojë në mediat sociale se Elizabetë II, kërkoi një fanellë të nënshkruar nga Cristiano Ronaldo, duke kërkuar kështu autografin e tij. Sidoqoftë, ky thashethem është thjesht i pavërtetë. Thashethemet filluan kur Shoqëria e Inovacionit të Sporteve postoi në Twitter këtë njoftim:

Mbretëresha Elizabetë porosit 80 fanella për stafin e saj të Pallatit Mbretëror dhe ka kërkuar personalisht një fanellë të nënshkruar nga Cristiano Ronaldo. Me këtë kërkesë të Mbretëreshës, Ronaldo bëhet personi i vetëm në botë që Mbretëresha i kërkon një autograf.

Lajmi që atëherë është marrë nga një numër i konsiderueshëm i mediave dhe faqeve të rrjeteve sociale. Llogaria zyrtare që postoi njoftimin në Twitter, e ka fshirë postimin e mësipërm dhe ka kërkuar falje publike. Ja çfarë thanë ata:

Ne nuk mundëm ta konfirmojmë këtë njoftim kështu që vendosëm që ta fshijmë atë. Kërkojmë falje.

Ky thashethem megjithatë nuk është ndalur, pavarësisht faljes së postuar në Twitter nga faqja. Mediat gjithashtu kanë marrë thashethemin dhe e kanë përsëritur atë si një histori të vërtetë, duke cituar të njëjtin burim që fillimisht postoi në Twitter, i cili pastaj u fshi duke kërkuar falje publike. Asnjë burim tjetër i besueshëm nuk e ka konfirmuar lajmin.

Përveç kësaj, Mbretëresha Elizabeth II nuk dihet të jetë një tifoze e Manchester United. Ajo kurrë nuk e ka shprehur në mënyrë eksplicite mbështetjen e saj për klubin dhe një raport i vitit 2018 nga “Goal” madje pretendon se ndërsa ajo preferon të jetë asnjëanëse ndaj këtij sporti, Mbretëresha është një tifoze e West Hamit. Raporti gjithashtu pretendon se Mbretëresha e Anglisë dyshohet se ka një pikë të dobët për Arsenalin, por nuk ka shprehur ndonjë mbështetje të veçantë për Manchester United.