Celebrities Film & Tv Showbiz

Si reagoi Ariana Grande kur konkurrenti këndoi këngën e saj në “The Voice”?!

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Ariana Grande ktheu karrigen e saj për garuesin David Vogel në episodin e së martës të “The Voice” pasi ai këndoi një nga këngët e saj më të suksesshme, “Breathin”. Ylli i popit ishte e vetmja që u kthye për Davidin, 23 vjeçarin nga Valhalla, New York, gjatë performancës së tij në audicionet e “The Voice”. Ariana i tha se:

Jam e lumtur që ke përzgjedhur këtë këngë dhe dëshiroj shumë që të jesh pjesë e skuadrës sime.

David nga ana tjetër, iu përgjigj idhullit të tij duke i thënë se:

Unë jam pjesë e një grupi muzikor në Indi dhe se kënga e Ariana-s shënoi një kthesë në karrierën time.

Këngëtarja e njohur amerikane Kelly Clarkson, e cila është gjithashtu pjesë e jurisë, i tha David-it se ky është vërtet një veprim i zgjuar që zgjodhi këngën e Arianës dhe e personalizoi atë më së miri. Pjesë e jurisë janë gjithashtu këngëtarët e njohur me famë botërore, John Legend dhe Blake Shelton.

Trajnerët përzgjodhën anëtarët e ekipeve të tyre me këngëtarë tepër të talentuar ndërsa audicionet vazhduan deri në sezonin e 21-të të tanishëm të shfaqjes. Holly Forbes, 30 vjeçarja nga Kentucky, e cila i emocionoi të gjithë kur këndoi “Rocket Man” nga Elton John, zgjodhi Kelly-n që të ishte trajnerja e saj në fillim të performancës.

Ndërsa Bella DeNapoli, 22 vjeçarja nga Long Island, New York, doli në skenë pasi Holly mori vendimin e saj. Ajo tha se vinte nga një familje e madhe italiane dhe se e kishte pasion të hershëm këndimin. Ajo këndoi “Damage” nga Danity Kane, ku kthyen karriget tre nga anëtarët e jurisë. Artisti i njohur John Legend i tha:

Ti je shumë e talentuar dhe unë do të doja të punoja me ty, kështu që të ftoj të bëhesh pjesë e stuadrës sime.

Gjithashtu dhe Ariana Grande u impresionua nga zëri i saj i mahnitshëm ndërsa Blake Shelton u shpreh i penduar që nuk e ktheu karrigen për të. Holly zgjodhi Ariana-n e cila vrapoi dhe e përqafoi. Janora Brown, 22 vjeçarja nga Wingate, Karolina e Veriut tha se dashurinë e saj për të kënduar e mori nga mamaja e saj. Ajo këndoi “Angel of Mine” nga Monica, ndërkohë që John dhe Kelly ishin të vetmit që kthyen karriget. Janora  zgjodhi John-in si trajnerin e saj. Ishin të shumtë konkurentët të cilët dëshironin të bëheshin pjesë e “The Voice”, i cili do të rikthehet të martën e ardhshme në ekranin e NBC.

Rikujtojmë se, këngëtarja bukuroshe Ariana Grande ka prezantuar në llogarinë e linjës së saj më të re të kozmetikës në Instagram, ‘r.e.m.beauty’ produktet që pritet të dalin së shpejti. 28-vjeçarja shkëlqeu me paraqitjen e saj gjatë prezantimit të linjës së re. Në lidhje me markën e saj më të re Grande gjatë një interviste ka pranuar se ka punuar në heshtje të madhe për vite me rradhë.