Celebrities Gossip Ndryshe

Si refuzoi ofertën e Maria De Filippi dhe të tjera që nuk i dinim, Hygerta Sako në një intervistë ‘ndryshe’ për TAR!

E ftuar në ‘Ndryshe’ këtë episod ishte prezantuesja dhe gazetarja e njohur Hygerta Sako, e cila njihet tanimë si një njohëse shumë e mirë e sportit, pasi prej kohësh drejton emisione të këtij formati.

Padiskutim që në ‘Ndryshe’ nuk mund të mungonin pyetjet politike. Cilat është bindja politike e Hygertës dhe a do t’u fusten bukuroshja në botën e politikës.

Bindjet e mia politike janë të majta dhe jo nuk e kam në plan.

A e meritonte çmimin ‘Miss’ Sako të fituar para shumë vitesh sipas saj?

Bukuria është çështje shijesh. Për bukuri kishte goca shumë të bukura. Me shumatore fitova unë. 3 mijë dollarë fitova kur u bëra ‘Miss’.

Sipas Sakos kush është mashkulli ideal?

Mosha e të 40-tave është shumë e bukur pasi e di çfarë do. Nuk ke më qejf të eksperimentosh, zgjedh gjëra që të pëlqen t’i bësh dhe i bën. Mashkulli ideal është dikush tepër i zgjuar nga ata që të sfidojnë, me sens humori, të jetë i gjatë dhe dikush që e kuron veten.

Cili është sipas bukuroshes sportisti më seksi nga bota dhe shqiptar?

Nga bota Roberto Baggio, Benzema. Ndërsa shqiptar, Shkëlqim Muça.

Hygerta gjithashtu na tregoi për një ftesë nga Maria De Filippi që ka marrë shumë vite më parë, por e ka refuzuar për shkak se…

Më ka ftuar Maria De Filipi për të qenë në Uomini e Donne. Atëhere sapo isha dashuruar me bashkëshortin tim që tani është ish-bashkëshorti. Po të më ftonte sërish do ta mendoja.

Si gazetare sportive me cilin nga ekipet bën tifo Sako?

Unë jam me Italinë, në mungesë të Italisë jam me Messi-n.