Health & Beauty Lifestyle

Si rigjenerohet trupi juaj pas 3 ditësh agjërim…

Miliona besimtarë në mbarë botën kanë nisur agjërimin në kuadër të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Ka edhe shumë të tjerë, të cilët nuk e mbajnë dot pasi vuajnë nga sëmundje të caktuara. Ndërkaq katëgoritë më të rrezikuar nëse agjërojnë janë personat që kanë pasur një atak në zemër, ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, përdoruesit e drogës, ata që përdorin shumë medikamente, pacientët me hipertension të pakontrolluar si dhe personat që përdorin hollues gjaku për shkak të protezave të valvulave të zemrës.

Sipas një studimi të ri nëse trupi nuk furnizohet me ushqim, atëherë qelizat staminale nisin të prodhojnë rruaza të reja të bardha të gjakut. Gjatë rritjes, sistemi imunitar i njeriut dobësohet dhe e ka më të vështirë të luftojë sëmundjet. Kufizimi i ushqimit për 72 orë mund ta rikthejë imunitetin në shina. Ka kufizime drastike ku pihen vetëm lëngje të lehta për tre ditë por edhe kufizime më të lehta siç është përgjysmimi i ushqimit për këto tre ditë.

Kufizimi i ushqimit ndez motorrët e rigjenerimit dhe çel rrugën e formimit të rruazave të reja të bardha të gjakut. Gjatë këtyre 72 orëve, trupi sipas ekspertëve, eliminon vetë pjesët e dëmtuara dhe jo efikase të sistemit imunitar. Sistemi imunitar është tërësisht i ri ndërkohë që enzimat që rrisin rrezikun e plakjes ulen në numër. Kufizimi i ushqimit detyron trupin të përdorë depozitat e glukozës dhe yndyrnave dhe përbën një fillim të ri për organizmin.

Sipas ekspertëve, imitimi i stilit të agjërimit, është një qasje më e sigurt dhe më e lehtë për t’u duruar dhe kapërcyer nga të gjithë ata që janë në dietë. Një mënyrë e mirë është që të konsumoni arra në momentet kur iu merr uria. Por mos e teproni, nuk duhet të konsumoni më shumë se 6 arra në ditë.

Agjërimi, gjithashtu ka shumë dobi shëndetësore. Agjërimi rregullon reagimin e trupit ndaj hormonit insulinë, i cili kontrollon sheqerin në gjak. Kur sheqeri në gjak rregullohet, zvogëlon rrezikun e shtimit në peshë dhe diabetit, dy faktorë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare dhe probleme të tjera shëndetësore të lidhura me zemrën.