Celebrities Showbiz

Si rrallëherë Sara Hoxha na prezanton me një pjesëtar të familjes së saj!

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 400 mijë ndjekës në Instagram.

Gjatë mbrëmjes së të dielës, bukuroshja ka festuar 30-vjetorin e saj në një festë private me miq ku të ftuar ishin shumë personazhe VIP, të cilët kanë ndarë me ne pamje nga atmosfera ‘e çmendur’ dhe shumë festive e ditëlindjes së saj. Disa nga të ftuarit që kanë ndarë me ne momente nga festa janë Yll Limani, Dhurata Dora, Ardian Bujupi, Lumi B, e të tjerë.

Por ajo që na bëri përshtypje ishte dhe një foto me një prej familjarëve që Sara vendosi ta ndante me ndjekësit e saj. Kjo është hera e parë që Sara ndan një foto të tillë pasi kurrë më parë nuk ka postuar foto me familjarët e saj. Krahas fotos Sara ka shkruar:

Kjo është halla ime.

Një ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar është Ledri Vula dhe Sara Hoxha. Dyshja janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu. Si Sara ashtu edhe Ledri postojnë vazhdimisht me vajzën e tyre dhe nuk ngurrojnë të tregojnë plot momente me të në rrjete sociale.

Shpesh e kemi parë që ajo qëndron pas partnerit të saj në koncerte apo projekte të tjera dhe sa shumë të lidhur janë me njëri-tjetrin, por jo vetëm kaq pasi bukuroshja ka treguar se gjithashtu dhe e ndihmon atë. Si një vajzë me shumë stil, në videoklipin më të fundit të Ledrit, Sara së bashku me Diana Qerimin dhe Monda Kul, dy stiliste të njohura në Kosovë e ndihmuan reperin me ‘look-un’ e tij në videoklipin më të fundit ‘Monaco’.