Celebrities Gossip Showbiz

Si sot një vit më parë nisi rrugëtimin në “Big Brother Vip”, Einxhel Shkira ka disa fjalë për këtë ditë!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Ka kaluar tashmë 1 vit që kur Einxhel nisi pjesëmarrjen e saj në “Big Brother Vip”, ku përveç shpirtit të saj luftarak që tregoi në lojë gjithashtu nisi dhe historinë e saj të dashurisë me partnerin e saj, Dj Dagz, i cili gjithashtu ishte një nga banorët e shtëpisë së ‘BBV’. E pas këtij viti me shumë ndodhi, Einxhel përmes një postimi në Instagram ka shprehur disa fjalë .

Një vit BBVA 
Dita që do e mbaj mend gjithmonë jo vetëm për eksperiencën më të çmendur që po nisja, por edhe si dita që asgjë sdo ishte më si më parë…E fal Zotit gjithçka ndryshoi për mirë në jetën time dhe kisha besimin e fortë që pavarsisht vështirësis që do hasja, Unë do ia dilja!

Vetëm pak më parë me anë të një video të postuar në Instastory, Einxhel ka treguar se mbrëmjen e sotme ka vendosur make-up dhe është rregulluar veçanërisht për të darkuar me një person të afërt të saj, i cili gjithmonë e akuzon atë se bukuroshja rregullohet vetëm kur del me të tjerë dhe kurrë me të. Për këtë Einxhel ka postuar një ‘Ask’,  ku të gjithë ndjekësit kanë mundësi të gjejnë se kush është ky person, por nuk zgjati shumë dhe Einxhel e tregoi se ky person është Dagzi.