Celebrities Gossip Showbiz

“Si ta bëri zemra?” Einxhel ka një pakënaqësi me Dagz!

Kur bëhet fjalë për “Big Brother Vip Albania”, një nga ish-banoret më të diskutuara sigurisht që ka qenë Einxhel Shkira. Einxhel tërhoqi vëmendjen e shumë fansave dhe fitoi dashurinë e tyre, me karakterin e saj unik, personalitetin e fortë por edhe historinë personale të cilën e ndau gjatë “BBV”.

Padyshim që shumë e përfolur bukuroshja ka qenë dhe për shkak të lidhjes së saj me një tjetër ish banor të shtëpisë, histori që u krijua brenda spektaklit por duket se po vazhdon më mirë se kurrë edhe jashtë. Jo vetëm që marrëdhënia mes dyshes po shkon shkëlqyeshëm pasi si Einxhel dhe Dagz nuk na i kursejnë postimet shumë të ëmbla së bashku.

Teksa sapo janë kthyer nga pushimet, duket se bukuroshja sërish nuk qëndron dot larg partnerit të saj të zemrës. Teksa Dagz është nisur për në Gjermani për punë, ka postuar gjithashtu dhe disa video ku dukej se po argëtohej në një koncert. Einxhel ‘nuk i ka pëlqyer aspak’ ky veprim i partnerit të saj dhe me shumë humor shprehu pakënaqësinë e saj publikisht.

Si ta bëri zemra?

Teksa Dagz iu përgjigj:

Të thashë beb, unë punoj dhe udhëtoj. Me ty kismet në fundjavë 

Së fundmi syri ynë kritik ka kapur disa detaje që na shtyjnë të mendojmë se bukuroshja mund të jetë në pritje të ëmbël. Fillimisht, dyshimet nisën nga postimet e saj gjatë pushimeve më të fundit me DAGZ ku gjithmonë përpiqet të mbulojë barkun me diçka ose poston vetëm ‘video selfie’.

Më pas, një koment i Trixa-s ishte ‘qershia mbi tortë’ ku në një koment shumë ngacmues për çiftin ajo ka përmendur fjalën bebe, shoqëruar me disa ’emoji’ shumë provokues.  Më herët në ‘Wake Up’ dyshja kanë treguar se janë gati për t’u bërë prindër, ndaj për ta mund të ketë ardhur momenti tanimë.