Lifestyle

Si ta festojmë Halloween-in në kohë pandemie?!

Nata e 31 tetorit na kujton nderimin e shpirtrave të vdekur pra, Halloween-in. Kjo festë popullore fillimet e saj i ka në Amerikë e duke vijuar më pas të kthehet në një traditë të përvitshmë në shtete të tjera ndër to edhe vendi ynë. Halloween është një ndër festat më të pëlqyera nga të gjitha grupmoshat veçanërisht nga fëmijët dhe adoleshentët.

Por si ta festojmë Halloween-in në këtë kohë pandemie duke rrespektuar edhe masat mbrojtëse anti-COVID?

Si një ndër mundësitë për t’u argëtuar mund të shihet organizimi i festës në shtëpi me familjarët por edhe në ambiente të hapura duke qenë gjithnjë vigjilent në rrespektimin e rregullave si; distancimi social, dezinfektimi, mbajtja e maskave dhe dorezave.

Zbatimi i rregullave si më poshtë mund të na bëjë që edhe këtë vit të vështirë pandemie mos ta humbasim mundësinë e shijimit të kënaqësisë që na ofron kjo festë.

  1. Të festosh me familjarët e tu
  2. Të festosh me miqtë e tu në ambjente të hapura
  3. Ushqimet të jenë të personalizuara dhe në sende një-përdorimshe
  4. Të krijosh lojra të ndryshme për fëmijët (të gjesh thesarin)
  5. Të krijosh një ambjent në shtëpi si në kiema me temën e Halloween-it

Pra mjafton dëshira dhe pak fantazi dhe nuk kemi pse të heqim dorë nga festat që na dhurojnë kënaqësi, por mos harroni, ketë vit maskat e Halloween-it rekomandohen të jenë teksitle dhe me shtresë të dyfishtë.